Flash

Përplasja mes Ramës dhe Braçes, shpërthen deputeti: Dola vetë se nuk kisha më çfarë të dëgjoja

Lapsi.al 25 July 2026

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka reaguar pas lajmeve për një përplasje mes tij dhe kryeministrit Edi Rama gjatë mbledhjes së djeshme me deputetët dhe kabinetin qeveritar. Me anë të një postimi në Facebook, Braçe i ka cilësuar këto raportime si “vrasje me pagesë” në politikë dhe pjesë të një fushate linçimi politik.

Socialisti shprehet se përpara se të niste fjalën e tij në mbledhje, u kishte kërkuar kolegëve që diskutimet të mos dilnin jashtë, por sipas tij kjo nuk ndodhi. Në reagimin e tij, Braçe u ndal edhe te angazhimi i marrë gjatë mbledhjes për të ndëshkuar ata që nxjerrin jashtë diskutimet e brendshme të partisë, duke nënvizuar se pret që ky premtim të zbatohet.  

Sa i përket raportimeve se Braçe ishte përplasur me Ramën, deputeti hodhi poshtë zërat, duke theksuar se ai ishte larguar vetë nga mbledhja dhe nuk e kishte përjashtuar askush. Braçe thotë se nuk kishte çfarë të thoshte dhe as çfarë të dëgjonte, pasi kishte thënë gjithçka edhe në mbledhjen pararendëse.

“Kjo është njësoj si teknologjia e vezës, asaj vezës që qëllohen deputetë pa asnjë shkak, pa u ditur as emrin një pjese, por është në të njëjtën linjë, synon vetëm linçimin, ndaj është “vrasje me pagesë” në politikë. Dje para se të nisja të flisja, u kërkova kolegëve të mos nxirrnin përjashta asgjë nga ato që unë do flisja aty. Ja që ndodhi kjo që lexova, madje edhe e transformuar. 

Tani meqë dje u mor një angazhim për të bërë shembull njërin ndër ata që nxjerrin fjalët e shtëpisë për të vrarë politikisht atë tjetrin atje matanë, unë mezi pres që të mbahet fjala. Pra të bëhet shembulli. Mua dje nuk më ka nxjerrë askush jashtë, jam ulur sepse nuk kam patur çfarë të them më, e pasi kam thënë aty, e në mbledhjen pararendëse, gjithçka që thonë socialistët prej 1 viti. Kam dalë jashtë vetë sepse nuk kam patur më çfarë të dëgjoja. Kjo është e vërteta”, tha Braçe.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI