Flash

Përcillen në banesën e fundit bashkëshortët në Roskovec

Lapsi.al 25 July 2026

Çifti Kosta Plaku dhe Belere Plaku, të cilët u ekzekutuan nga ish-dhëndri janë përcjellë sot për në banesën e fundit. 35-vjeçari Refit (Nertil) Buzi shkoi në banesën e ish-partneres, Rozalinda Plaku dhe hapi zjarr me armë gjahu ndaj familjarëve të saj, duke i vrarë të atin dhe plagosur të ëmën, e cila pas disa orësh ndërroi jetë në spital.  

35-vjeçari pasi qëlloi me armë u largua nga vendi i krimi dhe mori me forcë edhe ish-partneren e tij, Rozalina Plakun. Menjëherë pas njoftimit për ngjarjen e rëndë, Policia shkoi në vendngjarje, ngriti pika kontrolli dhe nisi kërkimet për gjetjen dhe kapjen e autorit. Pas disa orësh kërkimesh, Policia lokalizoi 35-vjeçarin në fshatin Kurjan të Roskovecit.

Ai ishte futur në makinën e tij dhe refuzoi të dorëzohej. Si pasojë, në zonë zbarkuan forcat speciale RENEA, të cilat rrethuan automjetin dhe nisën negociatat për ta bindur të dorëzohej. Gjatë operacionit, ish-partnerja e tij u lirua nga Policia pas disa orësh dhe më pas u shoqërua në komisariat, ku pritet të merret në pyetje si dëshmitarja kryesore për ngjarjen.

Negociatat me 35-vjeçarin vazhduan për rreth 8 orë, por ai nuk pranoi të dorëzohej. Rreth orës 16:35, ndërsa ndodhej ende brenda automjetit, ai qëlloi veten me armën e gjahut. Sipas hetimeve paraprake, dy pistat kryesore lidhen me dyshimin se ai nuk pranonte ndarjen nga ish-partnerja dhe me një konflikt për një shumë parash që ai pretendonte se ia kishte dërguar asaj gjatë kohës që punonte në Angli dhe kërkonte që t'ia merrte pas ndarjes.

Buzi gjithashtu kishte precedentë penalë për sjellje të dhunshme. Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorit, vijon veprimet për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të kësaj ngjarjeje të rëndë kriminale. 

Ndërkohë sot familjarë, miq dhe qindra banorë u kanë dhënë lamtumirën Çiftit Plaku. Banorët janë shprehur se kjo ishte një  tragjedi e rëndë, ku u shua një familje. Një prej banorëve të tjerë u shpreh se dikush duhet të kishin rregulluar më para muhabetet që ngjarja mos të përfundonte në këtë tragjedi. 

“Është tragjedi e rëndë, s’kemi çfarë të flasim. Se besonim se do përfundonte deri këtu. Çifti kishte dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë. Çfarë të themi më tepër. Edhe familjen e autorit i njohim. Ata kanë pasur shkuarje si krushqi”, u shpreh një nga banorët e fshatit.

“Duhet t’i kishin rregulluar më para muhabetet. U shua një shtëpi. Nuk ishte gjë e mirë, ikën në moshë të re”, shtoi një tjetër pak para përcjelljes për në banesën e fundit të çiftit Plaka.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI