Flash

PAMJE TË RËNDA/ Trajtim çnjerëzor në komisariate për të protestuesit e arrestuar

Lapsi.al 15 October 2026

PAMJE TË RËNDA/ Trajtim çnjerëzor në komisariate

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka publikuar disa pamje që tregojnë trajtimin e disa të rinjve të arrestuar në protestë në komisariatet e Tiranës.  

“Pamje të rënda brenda komisariateve! Ky është trajtim çnjerëzor. Ky është një krim i rëndë!

I bej thirrje organizatave të mbrojtjes së fëmijëve dhe Komitetit Shqiptarë të Helsinkit, të ndërhyj urgjent për të dokumentuar mënyrën sesi po trajtohen gjimnazistët dhe studentët nëpër Komisariate” – shkruan Bardhi.

Më pas edhe Kryetari i PD, Sali Berisha ka publikuar pamjet tronditëse, ku shfaqen studentët e arrestuar të shtrirë përtokë në komisariat.

Berisha denoncon “torturën kolektive” ndaj studentëve të arrestuar, duke akuzuar pushtetin për trajtimin çnjerëzor të protestuesve.

“Pamje horror. Torturë kolektive ndaj studentëve të arrestuar në narko-komisariat! Fytyra e vërtetë e narko-shtetit të padrinos! Krim monstruoz!”, shkruan Berisha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI