Flash

Microsoft pushon nga puna 4,800 punonjës

Lapsi.al 6 July 2026

Gjigandi amerikan i teknologjisë Microsoft njoftoi sot shfuqizimin, me efekt të menjëhershëm, të 4.800 punonjësish ose rreth 2.1% të fuqisë punëtore globale.

Mediat shkruajnë se 1.600 pozicionet e eliminuara menjëherë vijnë nga filiali i videolojërave Xbox, si pjesë e një ristrukturimi të gjerë pas rezultateve të saj zhgënjyese financiare.

Grupi, i cili ka selinë në Redmond, shteti i Uashingtonit, planifikon të eliminojë 1.600 vende të tjera pune në Xbox deri në fund të vitit fiskal 2027.

Pjesa tjetër e vendeve të punës që po eliminohen kanë të bëjnë me grupet tregtare të kompanisë. Microsoft në njoftimin e postuar në blogun e tij siguroi se pozicionet që do të hiqen nuk do të zëvendësohen nga Inteligjenca artificiale

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI