Flash

Mbajtën peng punonjësit e Task Forcës së Tatimeve të cilët shkuan për kontrolle, arrestohen pesë persona në Golem

Lapsi.al 19 July 2026

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Golem ku disa persona kanë mbajtur të mbyllur punonjësit e Task Forcës së Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, brenda ambienteve të një resorti. Përmes një njoftimi zyrtar policia ka bërë me dije se në lidhje me këtë është arrestuar administratori dhe 4 punonjës të tjerë të resortit. 

Konkretisht në pranga ranë administratori i resortit, shefi i financës, shefi i sigurisë, si dhe dy punonjës të sigurisë: Saimir Ndreca, Zaho Jaçaj, Artan Kasa, Hamid Sula, Bujar Agolli. Ata akuzohen për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”.

 

 

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI