Flash

Lubonja: Jetojmë në narko-shtet policor, krimi është futur në ekonomi

Lapsi.al 22 October 2026

Lubonja: Jetojmë në narko-shtet policor, krimi është futur

Shkrimtari dhe publicisti Fatos Lubonja, i ftuar në emisionin Prime News24 tha se protestat tregojnë se kryeministri Rama ka ndërtuar një narko-shtet policor.

Lubonja u shpreh se krimi i organizuar është futur thellë në ekonomi. Shtoi se kreu i qeverisë sulmon mediat që ia prishin fasadën.

"Ky që kemi përballë është një regjim autoritar. Ky është një narko-regjim mediatik. Domethënë një shtet i kapur nga krimi i organizuar, por që ka ruajtur një fasadë përmes medias. Ka punuar me gazetat e huaja, me mediat e veta. Ka sulmuar dy mediat që ia kanë prishur fasadën.

Po bëhet një narko-shtet policor, ku bie fasada dhe tregohet fytyra e vërtetë. Kryeministri sa më gjatë rri në pushtet, aq më shumë ka futur në ekonomi krimin e organizuar dhe të gjithë këta ndihmojnë për të mbrojtur interesin e tyre. Unë dyshoj se këta njerëz të krimit vishen si policë" - tha Lubonja. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI