Flash

Kush ishte Ratko Mlladiç, "Kasapi i Ballkanit" dhe arkitekti i gjenocidit të Srebrenicë

Lapsi.al 27 August 2026

Ka ndërruar jetë Ratko Mlladiç i njohur ndryshe si "Kasapi i Ballkanit", i cili lindi më 12 mars 1942 në Kalinovik dhe e nisi karrierën e tij ushtarake në vitin 1965 si pjesë e Ushtrisë Popullore Jugosllave (JNA) dhe Lidhjes së Komunistëve të Jugosllavisë.

Me shpërbërjen e Jugosllavisë, ai u vendos në krye të Ushtrisë së Republikës Srpska (1992–1995) si komandanti i saj i përgjithshëm. Sipas REL, në këtë pozicion, Mlladiç udhëhoqi fushatën ushtarake me synim të qartë spastrimin etnik të Bosnjës dhe asgjësimin e popullsisë jo-serbe.

Arkitekti i gjenocidit ndaj myslimanëve boshnjakë

Gjatë luftës, Mlladiç orkestroi masakarën më të rëndë në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Në korrik të vitit 1995, forcat e tij pushtuan Srebrenicën, një enklavë e mbrojtur nga OKB-ja ku ndanë gratë nga burrat dhe ekzekutuan sistematikisht më shumë se 8,000 burra dhe djem myslimanë boshnjakë. Përveç masakrës së Srebrenicës, ai udhëhoqi rrethimin 43-mujor të Sarajevës dhe organizoi internimin e dhjetëra mijëra boshnjakëve në kampe torture e pune të detyruar.

Arratisja, përballja me drejtësinë dhe dënimi

Pas përfundimit të luftës, Mlladiç i shpëtoi kapjes për 16 vjet duke u fshehur në Serbi me ndihmën e ushtrisë dhe rrjeteve nacionaliste. Ai u arrestua në maj 2011 dhe u transferua në Tribunalin e Hagës. Në vitin 2017, gjykata e shpalli fajtor për gjenocid ndaj myslimanëve të Srebrenicës, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte, duke e dënuar me burgim të përjetshëm, vendim që u konfirmua azhurnuar edhe në apelin e vitit 2021.

Vdekja në burg dhe trashëgimia e krimit

Mlladiç ndërroi jetë sot më 27 gusht 2026 në moshën 84-vjeçare në spitalin e burgut të OKB-së në Hagë, pas përkeqësimit të shëndetit nga goditjet në tru. Për popullsinë boshnjake dhe drejtësinë ndërkombëtare ai mbetet simboli i gjenocidit dhe shfarosjes etnike, ndërsa vdekja e tij mbyll kapitullin e ekzekutuesit kryesor të krimeve më të rënda të Luftës së Bosnjës.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI