
Dita e parë e vitit të ri akademik në Durrës ka nisur me bojkot të mësimit nga studentët. Këta të fundit kanë bllokuar rrugën dhe kanë paralajmëruar protesta në pritje të mbërritjes së kryeministrit Edi Rama në qytet.
Gjatë protestës ka ndërhyrë edhe policia, duke i larguar studentët nga ambientet ku pritet të zhvillohet takimi me kreun e qeverisë. Protesta lidhet me shqetësimet dhe kërkesat e studentëve, të cilët kanë zgjedhur ta nisin vitin akademik duke bojkotuar procesin mësimor dhe duke bërë thirrje për reagim institucional