Flash

Kuvendi i Kosovës shqyrton nismën për ndryshimin e ligjit për Specialen/ Kurti: Ndryshimet janë të ngutshme, por do t'i mbështesim

Lapsi.al 5 October 2026

Kuvendi i Kosovës shqyrton nismën për ndryshimin e ligjit

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar nga Kuvendi se lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe se UÇK-ja nuk ishte vetëm përgjigje ndaj suprimimit të autonomisë së Kosovës, por edhe ndaj asaj që ai e quajti gjenocid të Serbisë ndaj Kosovës. Duke folur për ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara, Kurti theksoi se koha për analizimin e tyre ka qenë e shkurtër dhe se LVV-ja i konsideron këto veprime të ngutshme.

“Ka qenë një kohë e shkurtër për të analizuar ligjin, sidomos kur nuk e kemi aktgjykimin e prerë. Këto lëvizje për ndryshimin e ligjit për Specialen janë të ngutshme dhe nuk janë analizuar sa duhet. Veprime të ngutshme janë bërë edhe në vitin 2015. Atëherë nuk na keni dëgjuar, por sot do të duhej të na konsultoni. Zemërimi i qytetarëve është i drejtë. Ankesat për gjykatën duhet t’u drejtohen atyre që e themeluan e jo ndaj atyre që e kundërshtuan.  Duhet ligj për Gjykatën në Hagë por edhe president për Kosovën. S’mund të bëhet njëra pa tjetrën. Na duhet një strategji serioze, por për ta zbatuar atë strategji na duhen institucione funksionale. Një ligj për Hagën pa stabilitet institucional, rrezikon të përfundojë në dështim”, tha Kurti.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI