Flash

Banorët kundër draftit të PS për Territorialen, mblidhen në protestë përpara Kryesisë së Kuvendit

Lapsi.al 5 October 2026

Banorët  kundër draftit të PS për Territorialen, mblidhen

Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike do të marrë vëmendjen politike ditën e sotme. Kjo pasi këtë të hënë në rendin e ditës është caktuar diskutimi dhe miratimi në parim, shqyrtimi dhe miratimi nen për nen e në tërësi i projektligjit “Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë”.

Bazuar në kalendarin e mbledhjeve të komisioneve parlamentare, të publikuar nga Kuvendi, seanca do të zhvillohet në orën 11:00. Nisur nga kjo dhejtëra qytetarë që janë kundër shkrirjes së bashkive ekzistuese, projekt i propozuar nga mazhoranca qeverisëse janë mbledhur para godinës së Kryesisë së Kuvendit në shenjë protestë kundër këtij drafti.

DEBATI PËR TERRITORIN

Ky projektligj është shoqëruar me një sërë debatesh, kundërshtimesh e qëndrimesh politike, si nga mazhoranca, ashtu edhe nga opozita. Ndryshimet e propozuara kanë krijuar edhe përplasje në mbledhjet e zhvilluara në këshillat bashkiakë në vend, që kanë shprehur me votë pranimin ose mosdakordësinë.

Drafti për Reformën Territoriale të hartuar nga Partia Socialiste dhe ekspertët e saj është depozituar sot në Kuvend dhe përmban disa ndryshime me rëndësi për hartën e vendit. Sipas draftit, do të shkrihen 15 bashki dhe numri i tyre do të shkojë në 46. Bazuar në propozimin e PS-së, do të shkrihën këto bashki: Fushë-Arrëz, Klos, Rrogozhinë, Dimal, Poliçan, Patos, Divjakë, Selenicë, Maliq, Këlcyrë, Memaliaj, Libohovë, Cërrik, Belsh e Përrenjas. Po ashtu, parashikohet që Shqipëria të jetë e ndarë në 387 njësi administrative në total.

Nga ana tjetër, Partia Demokratike ka sugjeruar që Shqipëria do të organizohet në gjashtë rajone, më konkretisht: Shkodër-Lezhë, Dibër-Kukës, Tiranë-Durrës, Elbasan-Korçë, Fier-Berat dhe Vlorë-Gjirokastër. Sa i përket numrin e bashkive në të gjithë vendin, PD propozon 100 bashki.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI