Flash

Investigimi me satelitë/ New York Times nxjerr zbuluar kantierin në Zvërnec

Si për të përgënjështruar Edi Ramën, që premtoi se nuk do punohet në Zvërnec derisa të përfundojë analiza mjedisore, New York Times analizoi pamjet me satelit dhe tregoi sot dëmin që resorti luksoz i Kushner&Co, mund t’u shkaktojë habitateve natyrore të brishta. Lapsi.al e sjell në shqip më poshtë.

15:04

Atletet e bardha të Ramës dhe dyshimet mbi samitin e NATO-s në Tiranë

Teksa Edi Rama kërkonte të tërhiqte vëmendjen me spektakël në samitin e NATO-s, Bloomberg raporton se Shqipëria rrezikon të humbasë organizimin e samitit të ardhshëm për shkak të shpenzimeve të ulëta në mbrojtje

Lapsi.al 8 July 2026

Ndërsa liderëve europianë u lexohej në fytyrë hezitimi për t'u përballur me nervozizmin e Donald Trump në Ankara, samiti i NATO-s në raport me Shqipërinë ka pasur një kontrast domethënës mes asaj që ndodhi para kamerave dhe asaj që po zhvillohej pas dyerve të mbyllura.

Në planin e parë u pa një Edi Rama plot gjallëri, i qeshur si rrallëherë, që zgjodhi të shfaqej në atë ambjent toksik me atletet e bardha, duke bërë gjeste prej gaztori në tentativë, deri në thyerje të protokollit.

Sipas pamjeve që shpërndau kryeministria, në momentet e fotos familjare, teksa Rama qëndronte me atletete e bardha në rreshtin e parë të grupit, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte duket që i tërheq vëmendjen Donald Trump. Presidenti amerikan nuk reagon aspak.

Edhe para këtyre momenteve, shihet se Edi Rama zbret një shkallë më poshtë nga të tjerët, duke bërë humor me gjatësinë e tij.

Episodet të tilla janë parë edhe në takime të tjera ndërkombëtare. Ato ilustrojnë një mënyrë të të bërit politikë që Edi Rama e ka kultivuar prej disa dekadash: bindjen se vëmendja dhe të qënit karagjoz është kapital politik dhe se simbolikat si kjo e atleteve të bardha mund të zëvendësojnë, ose të paktën të mbulojnë, mungesën e rezultateve në çështjet thelbësore.

Por ndërkohë që kamerat shpërndanin gjestet prej kllouni të Edi Ramës, mediat më prestigjioze ndërkombëtare raportonin një lajm krejt tjetër për Shqipërinë që ka të bëjë me samitin e Ankarasë.

Bloomberg shkruan se brenda NATO-s po diskutohet seriozisht mundësia që aleanca të heqë dorë nga praktika e samiteve vjetore ose të shtyjë samitin e ardhshëm të planifikuar për t'u mbajtur në Tiranë. Sipas burimeve të cituara nga media amerikane, një nga arsyet është shmangia e një tjetër përplasjeje publike me Donald Trump. Arsyeja tjetër lidhet drejtpërdrejt me Shqipërinë, e cila vazhdon të konsiderohet një nga vendet me nivelin më të ulët të shpenzimeve për mbrojtjen brenda aleancës.

Sipas analizës së Bloomberg, nuk është shumë produktive që në njërën anë samiti ku NATO kërkon të demonstrojë vendosmërinë e saj për të investuar 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto në mbrojtje, të organizohej nga një vend që ende mbetet dukshëm poshtë këtij objektivi. 

Si një konfirmim i kësaj teze, vjen edhe fakti që deklarata përfundimtare e samitit të Ankarasë nuk përmend organizimin e samitit pasardhës në Shqipëri, ndryshe nga praktika e viteve të kaluara. Në pikën 6 të deklaratës shkruhet se:

“Shprehim mirënjohjen tonë për mikpritjen bujare që na ofroi Turqia. Presim me padurim takimin tonë të ardhshëm.”

Formulim është shumë më i paqartë se deklaratat e samiteve të viteve të kaluara. Në deklaratën e samitit të Hagës (2025) thuhej shprehimisht se takimi i radhës do të zhvillohej në Ankara, ndërsa ai në vitin 2027 do të zhvillohej në Shqipëri.

Pak ditë më parë, Reuters kishte raportuar të njëjtën linjë. Duke cituar një diplomat të NATO-s, një zyrtar europian dhe disa burime të përfshira në diskutime, agjencia shkroi se administrata Trump dhe pakënaqësia e disa aleatëve për nivelin e ulët të shpenzimeve shqiptare kanë vënë në pikëpyetje organizimin e samitit në Tiranë. Një prej burimeve shpjegonte se ekziston frika që Donald Trump mund ta përdorë një samit në Shqipëri për të sulmuar publikisht vendet që nuk përmbushin objektivat e mbrojtjes, duke prodhuar një tjetër krizë komunikimi për aleancën.

Edhe Euronews arriti në të njëjtin përfundim. Sipas burimeve të saj, mungesa e Shqipërisë në draft-deklaratën e Ankarasë është një mesazh politik. NATO, sipas këtij raportimi, po ushtron presion mbi Tiranën që të përshpejtojë rritjen e shpenzimeve ushtarake nëse dëshiron të mbetet vendi organizator i samitit.

Kësisoj, duhet kuptuar që për Shqipërinë samiti i Ankarasë nuk paratha asgjë të mirë, sepse vendi ynë rrezikon të humbasë shansin për të pritur samitin e NATO-s në vitin 2027, por shqetësim për Edi Ramën ndërkohë ishte fakti se atletet e bardha nuk tërhoqën vëmëndjen e duhur./ Lapsi.al

Të këshilluara

Investigimi me satelitë/ New York Times nxjerr zbuluar kantierin në Zvërnec

Si për të përgënjështruar Edi Ramën, që premtoi se nuk do punohet në Zvërnec derisa të përfundojë analiza mjedisore, New York Times analizoi pamjet me satelit dhe tregoi sot dëmin që resorti luksoz i Kushner&Co, mund t’u shkaktojë habitateve natyrore të brishta. Lapsi.al e sjell në shqip më poshtë.

15:04

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI