Flash

Alarm zjarresh në Shqipëri: 9 qarqe në rrezik të lartë, temperaturat shkojnë në 40°C

Lapsi.al 20 July 2026

Instituti i Gjeoshkencave ka paralajmëruar rrezik të lartë për zjarre në pyje në pjesën më të madhe të vendit gjatë pasdites së kësaj të hëne dhe ditës së martë.

Sipas parashikimit, niveli i rrezikut do të jetë i lartë në qarqet Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier, Berat, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër. Ndërsa në qarqet Shkodër, Kukës dhe Dibër rreziku parashikohet i moderuar.

Instituti bën me dije se në disa zona të qarqeve Shkodër dhe Dibër rreziku do të jetë lokalisht i lartë. Konkretisht, bëhet fjalë për jugperëndimin e qarkut Shkodër dhe jugperëndimin e qarkut Dibër.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, situata pritet të jetë edhe më e rënduar gjatë ditës së martë.

Për sa i përket motit, reshje të dobëta priten në qarqet Shkodër dhe Kukës, të shoqëruara me shtrëngata lokale. Reshje të dobëta parashikohen edhe në Dibër dhe Lezhë, ndërsa në Tiranë, Elbasan, Korçë dhe Gjirokastër reshjet do të jenë vetëm lokalisht të dobëta. Në pjesën tjetër të vendit nuk priten reshje.

Temperaturat do të mbeten shumë të larta. Të martën ato do të arrijnë deri në 37°C në bregdet, 40°C në zonat e ulëta dhe 33°C në zonat malore.

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa për periudha të shkurtra në zonat malore pritet të jetë e fortë. 

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI