Flash

PD bllokon foltoren, shtyhet seanca e Kuvendit për më 23 korrik

Lapsi.al 20 July 2026

Seanca plenare e Kuvendit është shoqëruar me debate dhe tensione mes mazhorancës dhe opozitës, pasi deputetët e PD-së bllokuan foltoren duke kundërshtuar raportimin e Avokatit të Popullit, Endri Shabani. 

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, akuzoi mazhorancën se po provokon opozitën dhe kërkoi ndryshimin e rendit të ditës pasi sipas tij mazhoranca kërkon të pengojë diskutimet për Aktin Normativ për 4.3 milionë euro që qeveria dha për koncertin e artistit Kanye West. 

“Ju doni të provokoni seancën tjetër, sepse me akt normativ i keni dhënë një personi fizik 4.3 milionë euro. Zotërinë që ju e quani Avokat të Partisë, ne nuk e njohim dhe nuk do të raportojë dot në Kuvend. Tani doni të prishni edhe këtë seancë edhe tjetrën. Hiqni dorë nga provokimi i opozitës”, deklaroi Bardhi.

Ai kërkoi që raportimi i Avokatit të Popullit të mos zhvillohej sot, duke paralajmëruar bllokim të seancës. 

“Avokati i Popullit nuk raporton sot. Ndryshoni rendin e ditës, në të kundërt do të prishni seancën”, tha Bardhi. 

Nga ana tjetër, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, kundërshtoi kërkesën e opozitës, duke thënë se rendi i ditës nuk mund të ndryshohet pas nisjes së seancës. 

“Rendin e ditës e shpall kryetari i Kuvendit, nuk mund ta ndryshojmë pas 7 orësh. Ky precedent nuk i vlen askujt. Si mund të bllokosh Kuvendin sepse nuk të pëlqen dikush? Ligjshmërinë nuk e shpallim ne, është çështje e gjykatave”, u shpreh Peleshi.

Ai shtoi se nëse Gjykata Kushtetuese do të merrte një vendim, ai do të zbatohej.

“Nëse në shtator iu jepet e drejta, e pranojmë. Por nuk keni fuqi t’i imponoheni qeverisë, Kuvendit jo e jo. Rendi i ditës nuk mund të ndryshojë vetëm sepse bllokohet foltorja, sepse ky do të ishte fundi i parlamentarizmit”, tha Peleshi. 

Në një moment, Peleshi iu drejtua deputetëve të opozitës me tone të ashpra: “Nuk jam këtu për t’ju mësuar aftësitë konjitive”.

Pas debateve, Kuvendi vendosi të votojë propozimin e Taulant Ballës për shtyrjen e seancës. Seanca u shty për datën 23 korrik, ndërsa rendi i ditës do të bashkohet me pikat e parashikuara. 

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI