Flash

Tjetër vrasje në burgjet greke, del sërish në skenë emri i Alket Rizait

Lapsi.al 16 February 2026
Tjetër vrasje në burgjet greke, del sërish në skenë

Pak pas orës 19:00 të së dielës pasdite, një 43-vjeçar grek, i dënuar me burgim të përjetshëm në burgun e Domokos për vrasjen e një biznesmeni në Zakynthos në maj 2021, po qëndronte me rojën kryesore dhe një të dënuar tjetër bullgar. Ata ndodheshin në një zonë të burgut, nga të paktat që nuk ka kamera mbikëqyrjeje.

Sipas raportimeve fillestare, 43-vjeçari grek kishte me vete një pistoletë që nuk dihet se si hyri në burg. Ai iu drejtua oficerit të burgut me qëllim që ta qëllonte. Ishte i dënuari bullgar (i akuzuar si vrasës me pagesë në eliminimin e biznesmenit greko-australian Yannis Makris para shtëpisë së tij në Voula në tetor 2018) që e çarmatosi 43-vjeçarin dhe e qëlloi.

Viktima ishte qëlluar dy herë në kokë gjë që i shkaktoi vdekjen e menjëhershme. “Protothema” shkruan se pyetja që mbetet është se pse ata të tre po qëndronin në një zonë që është "e verbër" ndaj kamerave? Revolveri COLT, i cili përmbante tre fishekë do të dërgohet në laboratorët e mjekësisë ligjore.

Sipas raporteve fillestare edhe i dënuari shqiptar Alket Rizaj ishte gjithashtu i pranishëm në momentin e ngjarjes. Megjithatë, hetuesit thonë se nuk e kanë të qartë rolin e tij. Rizai u bë i famshëm për arratisjet e tij nga burgjet greke.

Shefi i rojeve kishte aprovuar pak muaj më parë që një i dënuar shqiptar (i burgosur për një sërë krimesh të rënda) të mund të merrte leje nga burgu i Domokos. Kur i burgosuri mori leje, ai nuk u kthye më kurrë dhe që atëherë ka qenë në arrati. Mësohet se shefi i rojeve kishte lidhje me të dënuarin shqiptar, pasi ai është burri i motrës së tij. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI