Flash

I famshëm te "Kumbari"/ Shuhet Robert Duvall, fituesi i çmimit Oscar

Lapsi.al 16 February 2026
I famshëm te "Kumbari"/ Shuhet Robert Duvall, fituesi i

Është ndarë nga jeta aktori i njohur Robert Duvall, i cili luajti në filmat "The Godfather" dhe "Apocalypse Now". Ai u shua në moshën 95 vjeç, sipas raportimeve të lajmeve amerikane.

Fituesi i çmimit Oscar vdiq "paqësisht" në shtëpinë e tij në Middleburg të Virxhinias të dielën, sipas një deklarate të publikuar nga agjencia e tij e marrëdhënieve me publikun në emër të gruas së tij, Luciana.

"Për botën, ai ishte një aktor fitues i çmimit Oscar, një regjisor, një tregimtar. Për mua, ai ishte thjesht gjithçka", - tha ajo në një deklaratë.

Robert Duvall Reflects on His Career After Starring in The Godfather

Duvall ishte i njohur për role të shumta të “djemve të fortë” gjatë një karriere mbresëlënëse 6-dekadëshe, siç ishte ai i këshilltarit të mafias në “The Godfather” apo dhe oficeri i fuqishëm i ushtrisë në “Apocalypse Now”.

Ai pati vetëm disa minuta në këtë film, por batuta e tij e famshme në klasikun e Francis Ford Coppola të vitit 1979, "E dua aromën e napalmit në mëngjes", u bë legjendare.

Roli i tij në filmin epik të luftës së Vietnamit e bëri atë një yll.

I nominuar për 7 çmime Oscar, Duvall fitoi çmimin për aktorin më të mirë në vitin 1983 për interpretimin e një këngëtari të zhgënjyer të muzikës country në Tender Mercies.

Duvall shpesh thoshte se roli i tij i preferuar ishte ai i kaubojit në “Lonesome Dove”, mini-serialin televiziv të vitit 1989. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI