Flash

2.5 miliardë euro qarkullim, këto janë 10 kompanitë më të mëdha në Kosovë

Lapsi.al 16 February 2026
2.5 miliardë euro qarkullim, këto janë 10 kompanitë më

10 kompanitë më të mëdha në Kosovë realizojnë rreth 2.5 miliardë euro qarkullim në vitin 2025, një rritje e ndjeshme krahasuar me 2024, kur totali ishte afërsisht 2.21 miliardë euro.

Dhjetë kompanitë më të mëdha në Kosovë realizojnë rreth 2.5 miliardë euro qarkullim në vitin 2025, një rritje e ndjeshme krahasuar me vitin 2024, kur totali ishte afërsisht 2.21 miliardë euro.

Këto të dhëna bazohen në modelimet e Data4X, ende pa u publikuar pasqyrat financiare të audituara për vitin 2025.

Kosovë,

Struktura e tregut nuk ka ndryshuar dukshëm: energjetika, retail-i dhe derivatet mbeten tri shtyllat kryesore të ekonomisë së vendit.

Këta sektorë po e konsolidojnë kapitalin dhe po e ruajnë dominimin në listën e kompanive me të ardhurat më të mëdha, duke lënë pak hapësirë për hyrje të reja.

Në bazë të këtyre të dhënave del se kompania turke, Kosovo Calik Limak Energy, është kompania më e madhe në vend me qarkullim, ku krahasuar me vitin e kaluar qarkullimi i saj është rritur për 19% apo nga 366 milionë në 2024 në 437 milionë euro në 2025.

Në vendin e dytë është VivaFresh Store me 393 milionë, pastaj ELKOS me 247 milionë, HIB Petrol me kompanitë e tjera të përbashkëta me 236 milionë, Proex (Intrex) 235 milionë, Ex FIS me 220 milionë, KEK me 200 milionë, Noa Energy Trade me 185 milionë, Bucaj me 175 milionë dhe hyrja e re në top 10-she, AlbaPetrol Group 162 milionë euro.

Megjithatë, industria prodhuese ka shënuar rritjen më të madhe krahasuar me vitin 2024 – një sinjal se në vitet në vijim mund të bëhet pjesë e “Top 10”-shes së kompanive më të fuqishme.

Sipas këtij raporti Kosovo Çalık Limak Energy – €437 milionë (nga €366M në 2024) +19%. Viva Fresh Store – €393 milionë (nga €331M) +19%. ELKOS – €247 milionë (nga €243M) +2%. HIB Petrol – €236 milionë (nga €215M) +9.8%. Proex – €235 milionë (nga €223M) +5.4%. Ex FIS – €220 milionë (nga €214M) +3%. KEK – €200 milionë (nga €195M) +3%. NOA Energy Trade – €185 milionë (nga €195M) -5%. Bucaj – €175 milionë (nga €191M) -8% dhe Albapetrol Group – €162 milionë (nga €131M) +24%. /monitor

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI