Flash

Priti Ramën në Kosovë, vjen reagimi i Albin Kurtit

Lapsi.al 16 February 2026
Priti Ramën në Kosovë, vjen reagimi i Albin Kurtit

Kryeminsitri Edi Rama vizitoi sot Kosovën ku pati dhe një takim me homologun Albin Kurti.

Përmes një postimi publik, Kurti bëri të ditur se gjatë takimit është diskutuar për marrëveshjet bilaterale ekzistuese mes dy vendeve, si dhe për fushat ku ato mund të zgjerohen më tej. Sipas tij, në fokus kanë qenë edhe mundësitë e reja të bashkëpunimit, mënyrat për t’i shfrytëzuar sa më mirë ato, si dhe sfidat e përbashkëta dhe tejkalimi i tyre.

Kryeministri theksoi se me mandatet e ripërtërira të dy qeverive, përmes bashkëpunimit ndërqeveritar dhe ndërshtetëror, synimi është që t’u shërbehet edhe më shumë qytetarëve të të dyja republikave dhe mbarë kombit shqiptar.

"Mirëprita Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Diskutuam për marrëveshjet bilaterale që kemi dhe fushat se ku mund t’i shtojmë ato, për mundësitë e reja dhe si t’i shfrytëzojmë sa më mirë, si dhe për sfidat e përbashkëta dhe mënyrat për t’i tejkaluar ato sa më lehtë.

Me mandatet tona të ripërtërira, përmes bashkëpunimit ndërqeveritar dhe ndërshtetëror, le t’u shërbejmë edhe më tej e më shumë qytetarëve në të dy republikat dhe kombit tonë mbarë." - deklaroi Kurti.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI