Flash

Dosja “Metamorfoza”/ SPAK kërkon 40 dëshmitarë në gjyq për krimet e rënda

Lapsi.al 16 February 2026
Dosja “Metamorfoza”/ SPAK kërkon 40 dëshmitarë

Në vijim të procesit gjyqësor për dosjen e njohur si “Metamorfoza”, Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka kërkuar thirrjen e 40 dëshmitarëve për t’u pyetur në gjykatë në kuadër të akuzave për krime të rënda.

Sipas prokurorëve të çështjes, dëshmitarët do të japin deklarime lidhur me vrasjen e Gjin Boriçit në gusht të vitit 2020, si dhe për sigurimin e kushteve për kryerjen e vrasjes ndaj Kleanthi Musabellit, të dyja ngjarje të pretenduara si të kryera në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.

Në këtë proces po gjykohen biznesmeni Pëllumb Gjoka, si dhe Behar Bajroviç dhe Edmond Preka. Ndryshe nga pjesa tjetër e dosjes “Metamorfoza”, ku disa të pandehur për krime më të lehta përfituan gjykim të shkurtuar, kjo çështje po zhvillohet me gjykim të zakonshëm.

Seanca u shoqërua me debate mes mbrojtjes dhe përfaqësuesve të SPAK. Diskutimet u përqendruan te përputhshmëria e orareve të komunikimeve të siguruara nga platforma SKY ECC me kohën e regjistruar të vrasjes së Gjin Boriçit.

Ish-kreu i SPAK, Arben Kraja, argumentoi në sallë se orari i serverave të SKY ECC nuk përputhet me orën lokale në Shqipëri, duke theksuar se kjo duhet marrë në konsideratë gjatë vlerësimit të provave.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI