Flash

Kush janë mësuesit që frymëzuan Tiranën? Nis votimi publik për finalistët

Lapsi.al 15 February 2026
Kush janë mësuesit që frymëzuan Tiranën? Nis votimi

Pas mijëra propozimesh dhe historish mirënjohjeje, ka nisur zyrtarisht faza e votimit publik për përzgjedhjen e mësuesve finalistë në tre kategori të arsimit parauniversitar në shkollat publike të Tiranës: arsimi fillor, arsimi 9-vjeçar dhe arsimi i mesëm (gjimnaz).

Gjatë javëve të fundit, nxënës, prindër, kolegë dhe qytetarë propozuan mësuesit që kanë lënë gjurmë në jetën e tyre. Në total, u mblodhën mijëra dëshmi përkushtimi, pasioni dhe ndikimi real – histori që tregojnë se arsimi publik ndërtohet çdo ditë nga njerëz konkretë, brenda klasave.

Nisma është ndërmarrë nga Fondacioni Martin & Mirash Ivanaj Institut, me synimin për të krijuar një kulturë të qëndrueshme vlerësimi për mësuesit e arsimit publik. Procesi kombinon përfshirjen e komunitetit përmes votimit qytetar me vlerësimin profesional të një jurie të pavarur, duke garantuar balancë, meritokraci dhe transparencë.

Pas verifikimit të kritereve dhe shqyrtimit të çdo propozimi, janë përzgjedhur mësuesit finalistë që tashmë kalojnë në fazën vendimtare: votimin publik.

Votimi është i hapur nga 16 deri më 20 shkurt, ora 17:00.

Çdo qytetar mund të votojë një herë, duke përzgjedhur nga një mësues në secilën kategori (3 vota në total).

Procesi është i siguruar teknikisht për të garantuar një votë për person dhe transparencë të plotë.

Votoni këtu: ? https://ivanaj-foundations.org/sq/mesuesivitit/

Sepse pas çdo brezi të suksesshëm, qëndron një mësues që ka bërë diferencën.

/Artikull promocional

Të këshilluara

Kjo është anija më inovative në botë

Quhet Canopée dhe është konsideruar si anija më inovative në botë. Ajo është një anije mallrash, 121 metra e gjatë dhe 22 metra e gjerë. Është e ndërtuar për të...

18:33

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI