Flash

Denoncimi/ Rama emëroi në krye të AKSHI-t një plagjiaturist

Lapsi.al 15 February 2026
Denoncimi/ Rama emëroi në krye të AKSHI-t një plagjiaturist

Studiuesi Taulant Muka ka denoncuar publikisht atë që e cilëson si një rast të qartë plagjiature nga drejtori i ri i Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Igli Tafa.

Sipas Mukës, një artikull shkencor i publikuar në vitin 2011 nga Tafa përmban pjesë të kopjuara fjalë për fjalë nga studime të mëhershme ndërkombëtare.

Ai ngre pikëpyetje mbi standardet profesionale në drejtimin e një institucioni kyç që administron sistemet digjitale shtetërore dhe të dhënat e qytetarëve.

Më poshtë, postimi i plotë i Taulant Mukës:

“Dashuria e Kryeministrit Rama për plagjiaturën s’ka fund...

Artikulli shkencor i vitit 2011 i Igli Tafës, drejtorit të ri të AKSHI, është kopjuar fjalë për fjalë (copy–paste) nga studime të publikuara më herët në Malajzi dhe Indi. Mes mijërave shqiptarëve të arsimuar, Kryeministri sërish provon se plagjiaturën e ka kriter për drejtuesit.

Bëhet fjalë për studimin: "A Survey of QoS Routing Protocols for Ad Hoc Networks" (2011), i cili rezulton identik me pjesë nga dy artikujt e Aisha-Hassaan (2008) dhe I. Latha (2009).

AKSHI është institucioni që administron sistemet digjitale të shtetit dhe të dhënat e qytetarëve. Si mund të drejtohet një institucion kaq kritik nga dikush me një precedent të tillë?

Dhe pyetja tjetër: a është vetëm ky artikull i tij 100% copy–paste?

Rasti nuk duket i izoluar: edhe ish-drejtoreshën e AKSHI, Mirlinda Karçanaj, e kemi treguar për doktoraturën 100% plagjiaturë.

Pas gjithë ngjarjeve të rënda që lidhen me AKSHI, janë të qarta pasojat kur institucione kritike drejtohen nga njerëz me standarde të ulëta profesionale."

May be a graphic of text

May be an image of magazine, newspaper, poster and text

May be a graphic of text

May be a graphic of text

May be a graphic of textMay be a graphic of text that says 'Igli Tafa QoS Routing Portocols for Ad Hoc Networks 2011 Review Aisha-Hassaan protocols mobile 2008 Enabled Networks Networks, QAMNet: Providing Quality Multicast the to Ad with the first data real- admission traffic based MAC QAMNET [16]. extends approaches fmesh based multicasting ODMRP and [18] introducing request, available bandwidth receiver, piggybacked with bottleneck node receives updates the Bandwidth availability probing all requests network group with first data packet (BB) evaluates creates Join- and becomes available packet similar updates thereply[15]. node upstream nodes calculated group and rebroadcast requests waits available collect packet RTF-Flag the Intermediate forwarder BBA becomes multicast updates field'

May be an image of magazine, poster, crossword puzzle and text

May be a graphic of text that says 'Igli Tafa QoS Routing Portocols for Ad Hoc Networks, 2011 Review Multicast Another metod is mesh based protocol which offers bandwidth guarantee for applications d học networks. The multicast mesh is created by broadcasting RouteRequest packet intermediate Aisha-Hassaan mobile protocols 2008 QoS aware broadcast request and Networks, after equest, receiver, packet. set the packet. not routing protocol (QMRP) based the first that set offers bandwidth guarantee intermediate node and Forwarding count. Flag and requests. from responds count. RouteRequest rebroadcasted because the node receivers reply Neighbor fields and waiting highest preference count. may with forwarding node for other receivers. node'

May be a graphic of text

May be a graphic of text

Të këshilluara

Kjo është anija më inovative në botë

Quhet Canopée dhe është konsideruar si anija më inovative në botë. Ajo është një anije mallrash, 121 metra e gjatë dhe 22 metra e gjerë. Është e ndërtuar për të...

18:33

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI