Flash

Ekstradohen tre shqiptarë nga Danimarka, Franca dhe Italia për krime të rënda

Lapsi.al 16 February 2026
Ekstradohen tre shqiptarë nga Danimarka, Franca dhe Italia për krime

Tre persona janë ekstraduar nga Danimarka, Franca dhe Italia, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale.

U ekstradua nga Danimarka, shtetasi Daniele Matoshi alias Daniele Çela alias Oklid Cela, ndërs anga Franca shtetasi Christopher Rudoviç. Nga Italia u ekstradua Gazmir Mjelli alias Gazmir Hamzaj.

Sipas policisë, Daniele Matoshi alias Daniele Çela alias Oklid Cela ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Elbasanit, në korrik 2025 i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Po ashtu ai ka qenë i dënuar nga Gjykata e Kristiansand, Norvergji, me 13 vjet burgim, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, si pjesë e një organizate kriminale, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”.

Ndërsa 25 – vjeçari Christopher Rudoviç i ekstraduar nga Franca ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 8 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Ndërsa Gazmir Mjelli alias Gazmir Hamzaj i ekstraduar nga Italia ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Fierit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Mashtrimi”.

Të këshilluara

Kjo është anija më inovative në botë

Quhet Canopée dhe është konsideruar si anija më inovative në botë. Ajo është një anije mallrash, 121 metra e gjatë dhe 22 metra e gjerë. Është e ndërtuar për të...

18:33

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI