Flash

Berisha: Rama mori kartonin e zi në Bruksel, në Mynih i përplasën derën në fytyrë

Lapsi.al 16 February 2026
Berisha: Rama mori kartonin e zi në Bruksel, në Mynih i

Kreu i PD Sali Berisha nuk i ka kursyer akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama.

Gjatë fjalës së tij në protestën e organizuar para Kryeministrisë, Berisha theksoi se kryengritja paqësore e opozitës u bë zëri i të gjithë shqiptarëve.

“Ai është njeriu që ju e detyruar të dalë lakuriq si hajdut para shqiptarëve dhe botës. Me kryengritjen tonë arritëm t’i themi botës se kemi një mostër në pushtet. Që e përdor pushtetin për të vjedhur nga mëngjesi deri në darkë.

Përdor pushtetin për drogën e krimin. Por ne jemi të vendosur për ta larguar nga pushteti atë. Rrjetet televizive kanë dhënë protestën tonë më gjatë, sepse ishte dëshmi e simpatisë së madhe që ne krijuam me vendimin tonë për t’i dalë Zot Shqipërisë e shqiptarëve.

Sot Rama pasi në Bruksel i nxorën kartonin e zi dhe në Mynih i përplasën derën në fytyrë, vendosi të ndryshojë ligjin me të cilin beson se ai dhe ministrat e tij të vjedhë dhe se drejtësia nuk do veprojë mbi ta. Do të veprojë populli mbi ta”, tha Berisha.

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI