Flash

Si u mohua vatra e fruthit në Tiranë/ Ministria dhe ISHP fshehën procesverbalin

Lapsi.al 16 February 2026
Si u mohua vatra e fruthit në Tiranë/ Ministria dhe ISHP fshehën

Ky është kopshti jo publik në një kompleks në rrugën e Kavajës, ku në datën 12 janar të këtij viti ka pasur 5-6 fëmijë të pavaksinuar të infektuar me fruth.

Në respekt të konfidencialitetit të biznesit privat, nuk do të publikojmë emrin e kopshtit, i cili ka respektuar të gjitha procedurat konform rregullave të shëndetit publik për mos përhapjen e sëmundjeve infektive, duke njoftuar vetë Drejtorinë e Shëndetit Publik të Tiranës, që në momentin kur u konstatuan dy fëmijët e parë me fruth.

Menjëherë më pas, në këtë kopsht kanë mbërritur epidemiologët e Tiranës për hetimin dhe izolimin e rasteve, për të ndërprerë zinxhirin e përhapjes së fruthit tek të vegjlit e tjerë që frekuentojnë këtë kopsht dhe për të vijuar hetimin epidemiologjik.

Top Channel ka mësuar se duke nisur nga data 12 janar 2026, në respektim të procedurave të Drejtorisë së Shëndetit Publik, ky kopsht është karantinuar për 21 ditë. Madje, për këtë ka edhe një procesverbal, të cilin e disponojnë si administratorët e kopshtit, po ashtu edhe Drejtoria e Shëndetit Publik.

Instituti i Shëndetit Publik dhe Ministria e Shëndetësisë duhet të mbajnë përgjegjësi për procesverbalin që kanë mbajtur dhe e fshehin duke e mohuar publikisht, ndërsa për vërtetësinë e lajmit kujdesemi ne.

Kur bëhet fjalë për sëmundje si fruthi tek fëmijët, duhet të jenë këto dy institucione shëndetësore që të na paraprijnë me informacion dhe masa, e jo të tremben nga e vërteta, e cila nuk bën gjë tjetër përveçse rrit sensibilizimin e prindërve për të shtuar kujdesin dhe për të vaksinuar fëmijët, në këtë rast, por jo vetëm. /Marrë nga TCH

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI