Flash

Rama i vuri kufi SPAK-ut/ Lubonja: A kanë tani kurajë ta thërrasin Ramën dhe Ballukun

Lapsi.al 16 February 2026
Rama i vuri kufi SPAK-ut/ Lubonja: A kanë tani kurajë ta

Analisti Fatos Lubonja u shpreh se në thelb të veprimeve të kryeministrit Edi Rama qëndron qëllimi për të kontrolluar SPAK dhe se gjitha propaganda e tij është të duket sikur po e mbështet drejtësinë.

Gjithashtu shtroi pyetjen nëse "SPAK do të ketë kurajën që ta thërrasë si të pandehur bashkë me Ballukun’? Më tej shtoi se krimet që janë bërë janë të qarta dhe se kryeministri Edi Rama vazhdon lojën e tij për shkak se ka hallin e tij. Sipas Lubonjës, tashmë Rama po përpiqet që t’i tregojë SPAK që të mos shkojë më tej duke i treguar në njëfarë mënyrë “kufirin”.

“Këtë po e bën sepse kërkon ta mbrojë duke na futur edhe gjithë Shqipërinë. Çështja është a është bërë ky korrupsion apo jo? SPAK duhet që në fillim të kishte kërkuar heqjen e imunitetit dhe arrestin. Por pse nuk e kërkon SPAK? Por lajmi që është sot është ky që Rama i vuri kurifin SPAK…dhe i tha marrëveshja që kemi është se do vini deri këtu dhe se nuk mund të shkoni dot më tej.

Tani gjasme po bën ndryshime ligjore. Thelbi është kontrolli i SPAK. Por a ka kurajë të thërrasë Ramën dhe ta marrë si të pandehur bashkë me Ballukun? Sepse krimi që është bërë është i qartë. SPAK me këtë dobësi e çon topin te Kushtetuesja… Kushtetuesja me dobësinë e vet e çon te SPAK. Por Rama po bën lojën e tij për krimet që bën dhe nga ana tjetër e shet sikur po bën reformë”, - tha ndër të tjera ai. /BW

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI