Flash

KESH nis shkarkimet nga HEC-et e Drinit: Banorët të kenë kujdes!

Lapsi.al 16 February 2026
KESH nis shkarkimet nga HEC-et e Drinit: Banorët të kenë kujdes!

Korporata Elektroenergjike Shqiptare (KESH) ka njoftuar se prej paradites së sotme kanë nisur shkarkimet e kontrolluara nga hidrocentralet në kaskadën e lumit Drin: Fierzë, Koman dhe Vau i Dejës.

Si pasojë e shkarkimeve, si dhe për shkak të reshjeve dhe rritjes së temperaturave, gjatë pasdites është konstatuar rritje e niveleve të lumenjve Drin dhe Bunë, si dhe të Liqenit të Shkodrës. Situata mund të sjellë rritje të mëtejshme të niveleve të lumenjve, veçanërisht në territorin e Nënshkodrës.

Bashkia Shkodër ka marrë të gjitha masat e nevojshme për menaxhimin e situatës në bashkëpunim me strukturat e emergjencave civile. Ekipet janë në terren, në monitorim të pandërprerë dhe në gatishmëri të plotë për çdo zhvillim.

Në këto kushte, Bashkia Shkodër njofton banorët: Të shmangin lëvizjet e panevojshme, të tregojnë kujdes të shtuar në zonat pranë lumenjve dhe për çdo emergjencë të kontaktojnë në numrin 069 60 60 992. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI