Flash

Imuniteti i Ballukut/ Lubonja: Një krim i paparë korrupsioni po mbulohet nga Rama

Lapsi.al 2 February 2026
Imuniteti i Ballukut/ Lubonja: Një krim i paparë korrupsioni po

Analisti Fatos Lubonja, komentoi në “News24” zhvillimet politike në vend, duke u ndalur tek imuniteti i zv.kryeministres Belinda Balluku si edhe qëndrimi i opozitës.

Ai u shpreh se mazhoranca po përpiqet të mbulojë një krim të paparë që ka të bëjë me korrupsionin e Belinda Ballukut, kryeministrit Rama e të tjerë.

“Shoh kontradiktë që ka kohë që jeton midis pozicionit se me Ramën nuk ka zgjedhje të lira, duhet qeveri teknike, protesta. Refuzon atë që quhet rendi normal i një vendi demokratik. Qëndrimi që jemi në regjim dhe nuk mund të bëjmë fasadën e demokracisë, nga ana tjetër është nënshtrimi sepse kanë bërë disa herë, prova bojkote dhe më pas i kanë dënuar vetë duke i quajtur ekstremizma.

Dhe këtu hyn faktori i tretë, ndërkombëtar. Pra o nuk ndryshojnë gjë pa ndërkombëtarët…Por edhe kur kanë bërë bojkote, më shumë kam qenë kundër mos-koherencës. Por me institucione këta po mbulojnë një krim të paparë, të korrupsionit Balluku me Ramën me shokë.

Gjykata Kushtetuese thotë kështu, këshilli Imuniteteve do mblidhet kur të dëgjojë GjK…Pra a zgjidhet ajo kjo punë mbetet për t’u parë. Zgjidhet duke u bërë presion me protesta qoftë të dhunshme, por kjo është çështje e hapur”, - tha ai.

Më tej komentoi edhe Reformën Territoriale, ku shtoi se të gjitha reformat që ka bërë kryeministri Rama i ka bërë në favor të rritjes së pushtetit të vet dhe se sipas Lubonjës nuk kanë qëllim mbarëvajtjen e demokracisë në Shqipëri. Sa i përket mosmarrjes pjesë të opozitës, u shpreh se mund të jetë një shenjë proteste.

Lubonja komentoi vizitën e kryeministrit Edi Rama në Izrael. Ai u shpreh se kryeministri Rama e ka humbur mbështetjen e ndërkombëtarëve, duke nënvizuar se europianët janë të shqetësuar për krimin e organizuar në vend.

“Opozita ka goxha probleme që lidhen e me mos-qëndrime për disa gjëra që janë thelbësore që edhe popullin e kanë tulatur. Në një vend normal për Sazanin duhet të ishte ngritur populli. Por opozita thotë se ne jemi konservator si Trump dhe ajo është vajza e Trump. Dhe ky shkon në Izrael dhe bën një lëpirje ndaj një figure si Netanyahu…dhe nuk pashë opozitën të thotë ndonjë gjë. Aty është bërë një gjenocid dhe aty nuk po thuhet gjë.

Unë e dëgjova që i tha oratori më i madh, një krimineli. Ky është i vetmi që ka shkuar atje, sepse nuk shkojnë kryeministrat e tjerë. Me goditjen e Ballukut nga SPAK u duk që janë disa amerikanë mbrapa, nënkuptohet të Trump që nuk e mbështesin më Ramën s administrata e Biden…U krijua një situatë që amerikanët po e rrëzojnë….’;

Pati edhe disa deklarata nga ambasadorë që folën për krimin e organizuar. Rama këtu një shqetësim e ka pasur, por duke pasur në dorë të gjithë levat ka edhe mekanizmat e vetë të mbrojtjes dhe një nga këto është dora që i shtrin Netanyahut…kërkon të shpëlajë fytyrën nga gjithë këto krime që i ka bërë brenda vendit me korrupsion. A do ia arrijë apo jo, mbetet për t’u parë”, - nënvizoi ai.

“Nuk ka gjetur një mënyrë ta shkarkojë Ballukun për të mbyllur këtë gropë të zezë, dhe disa të tjerë thonë që i bërë presion…A mund të ndahet? Po edhe mund të ndahet. Mund të gjendet një artificë që të shkojë në drejtësi. Nëse SPAK nuk shkon te Rama që është autori…çfarë mund të them. Por këta po luajnë volejboll për çështjen Balluku” - tha Lubonja. /BW

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama ndërron sërish makinën/ Një Mercedes S-Class i ri për "asketin" e kryeministrisë

Edi Rama ka treguar se si shpesh kalon 48 orë vetëm me ujë, se në 12 vite ka ngrënë në restorant rreth 30 herë me familjen dhe se fluturimet e tij private i bën në Economy Class; por në rrugë, kryeministri është shfaqur me versionin më të ri të Mercedes-Benz S-Class, një mjet që për të disatën herë ia gris imazhin e liderit “asket”, duke e sjellë të dobët përballë privilegjeve të pushtetit

17:24

Me sytë katër

PAPARAZZI