Flash

Dy euro për të vizituar Fontana di Trevi në Romë

Lapsi.al 2 February 2026
Dy euro për të vizituar Fontana di Trevi në Romë

Qyteti i Romës ka vendosur një tarifë prej 2 eurosh për turistët që duan të afrohen pranë Fontanës së famshme të Trevit. Masa synon të frenojë mbingarkesën turistike dhe të sigurojë fonde për mirëmbajtjen e monumentit.

Vizitorët që zbresin në shkallët prej guri për t’u afruar pranë shatërvanit duhet të paguajnë 2 euro. Sheshi përreth, nga ku monumenti mund të shihet, mbetet i hapur falas për të gjithë.

Tarifa aplikohet gjatë orareve me fluks të lartë, duke nisur nga ora 11:30 deri në 22:00 gjatë ditëve të javës dhe nga ora 09:00 deri në 22:00 në fundjavë.

Banorët e Romës, personat me aftësi të veçanta dhe fëmijët nën 6 vjeç përjashtohen nga pagesa.

“Mendoj se turistët gjithmonë paguajnë për gjithçka. Kështu që kjo është më mirë. Nuk e shoh si problem”.

“Nuk jam dakord fare me këtë. Është diçka e pabesueshme. Por çfarë të bëjmë? Paguan dhe buzëqesh”.

Sipas autoriteteve, mbi 10 milion persona e kanë vizituar Fontanën Trevi gjatë një viti, në një periudhë që përkoi me Vitin Jubilar, i cili solli miliona pelegrinë në Romë.

Përveç Fontanës Trevi, edhe disa monumente të tjera që më parë ishin falas, tashmë kanë tarifë hyrjeje.

Autoritetet thonë se kjo ka për qëllim të mbrojë monumentet historike dhe të menaxhojë fluksin në rritje të turistëve në kryeqytetin italian.

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI