Flash

Rihapet pjesërisht kufiri Gaza–Egjipt pas gati dy vitesh mbyllje nga Izraeli

Lapsi.al 2 February 2026
Rihapet pjesërisht kufiri Gaza–Egjipt pas gati dy vitesh mbyllje nga

Kalimi kufitar i Rafahut, i vetmi që lidh Rripin e Gazës me Egjiptin, është rihapur pjesërisht sot në mëngjes, gati dy vjet pasi ishte mbyllur nga Izraeli. Rihapja lejon një numër të kufizuar palestinezësh të hyjnë dhe të dalin nga enklava e shkatërruar nga lufta.

Bashkimi Evropian po operon kalimin kufitar të Rafahut si hapin përfundimtar të fazës së parë të marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, të ndërmjetësuar nga SHBA, e cila hyri në fuqi në mesin e tetorit.

Kalimi strategjik, i cili ka qenë kryesisht i mbyllur që nga maji i vitit 2024, kur u mor nën kontroll nga Izraeli, iu nënshtrua të dielën një sërë përgatitjesh nga Bashkimi Evropian, Egjipti dhe palë të tjera të përfshira në administrimin e tij.

Gjatë ditëve të para të funksionimit, vetëm 50 persona në ditë do të lejohen të kalojnë në të dy drejtimet, raportoi të hënën media shtetërore egjiptiane AlQahera News,

Në Spitalin e Dëshmorëve Al-Aksa në Deir al-Balah, Ibrahim Al-Batran, pacient që i nënshtrohet dializës së veshkave, tha se përgatiti çantën të dielën sapo mori vesh se kalimi do të hapej. Ai deklaroi se spitali mund të ofrojë vetëm kujdes minimal.

Sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë, më shumë se 20 mijë pacientë në Gaza po presin leje për të udhëtuar jashtë vendit për trajtim mjekësor, përfshirë të paktën 440 raste që konsiderohen kërcënuese për jetën. Afro 1.300 persona kanë humbur jetën pasi u detyruan të presin për t’u larguar nga Gaza për mjekim, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Kostoja e lartë për të kaluar kufirin, e shoqëruar me procedura të gjata burokratike dhe sigurie, e bën thuajse të pamundur largimin për shumicën e palestinezëve. Para mbylljes së kalimit, disa prej tyre kishin raportuar se paguanin mijëra dollarë për të kaluar, shuma që shumica nuk mund ta përballojnë.

Rihapja e plotë e Rafahut ishte pjesë e fazës së parë të marrëveshjes së armëpushimit të ndërmjetësuar nga SHBA. Megjithatë, Izraeli refuzoi hapjen e kalimit deri në kthimin e të gjithë pengjeve, të gjallë dhe të vdekur. Pengu i fundit i vdekur, Ran Gvili, u kthye në Izrael javën e kaluar.

Javën e kaluar, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se hapja do të ishte “e kufizuar” dhe nuk do të lejonte kalimin e ndihmave humanitare apo mallrave tregtare.

Kthimi i Gvilit dhe rihapja e Rafahut shënojnë përfundimin e fazës së parë të marrëveshjes së armëpushimit me 20 pika. SHBA njoftoi fillimin e fazës së dytë dy javë më parë, kur presidenti Donald Trump prezantoi zyrtarisht “Bordin e Paqes” në Davos.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama ndërron sërish makinën/ Një Mercedes S-Class i ri për "asketin" e kryeministrisë

Edi Rama ka treguar se si shpesh kalon 48 orë vetëm me ujë, se në 12 vite ka ngrënë në restorant rreth 30 herë me familjen dhe se fluturimet e tij private i bën në Economy Class; por në rrugë, kryeministri është shfaqur me versionin më të ri të Mercedes-Benz S-Class, një mjet që për të disatën herë ia gris imazhin e liderit “asket”, duke e sjellë të dobët përballë privilegjeve të pushtetit

17:24

Me sytë katër

PAPARAZZI