Flash

Nesër Apeli shqyrton masën e sigurisë për Mirlindën e AKSHI-t

Lapsi.al 2 February 2026
Nesër Apeli shqyrton masën e sigurisë për Mirlindën e

Apeli i GJKKO ka caktuar datën 3 shkurt për të zhvilluar seancën në ngarkim të ish drejtoreshës së AKSH, Mirlinda Karçanaj lidhur me ankimin e masës së sigurisë “arrest në shtëpi”, caktuar ndaj saj më herët nga GJKKO.

Seanca mësohet se do të mbahet në orën 11:00. Masat e sigurisë janë ankimuar edhe nga zv.drejtoresha Hava Delibashi, si dhe nga ish zv.drejtori i policisë Tiranë Erion Ismaili.

Gjykata e Apelit do shqyrtojë edhe ankimin e tre biznesmenëve Andis Papa, Gezim Hoxha dhe Rogers Rryta të cilët ndodhen në masën “detyrim paraqitje”.

SPAK dyshon se Mirlinda Karçanaj ka kryer veprën penale “shkelje e barazisë së pjesëmarrëve në tendera dhe ankande publike” në kuadër te grupit të strukturuar kriminal, në bashkëpunim me Hava Delibashin dhe të tjerë.

Në kërkim për këtë dosje janë shpallur dhe biznesmenët Ermal Beqiri dhe Ergys Agasi.

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI