Flash

Protesta/ Berisha: Më 10 shkurt, sovrani për zvergu do u kapë

Lapsi.al 2 February 2026
Protesta/ Berisha: Më 10 shkurt, sovrani për zvergu do u kapë

Protesta e fundit e opozitës për kreun e Partisë Demokratike Sali Berisha, ishte një mesazh për qeverinë ‘Rama’ dhe kancelaritë ndërkombëtare.

Në fjalën e tij gjatë foltores së radhës së demokratëve, Berisha shprehu mirënjohjen për qytetarët që u ngritën në protestën e 24 janarit, duke mbushur rrugët dhe duke lebetitur, sipas tij regjimin.

“Mirënjohje të pakufishme ndaj jush, qytetarë dhe qytetare opozitarë, guximtare e guximtarë që sakrifikoni në këtë protestë, në të cilën ju përfaqësoni zërin e ndërgjegjes qytetare shqiptare. Përfaqësoni guximin e tyre, kurajën, vendosmërinë, dashurinë për lirinë dhe për këtë vend. U përshëndes përzemërsisht dhe përshëndes të gjithë ata shqiptarë që mbushën rrugët dhe bulevardet e Tiranës dhe lebetitën një regjim antishqiptar. Lebetitën një regjim armik të këtij kombi, armik të këtij vendi. Me protestën e tyre dërguan në të katër anët e botës, në të gjitha sheshet e kryeqyteteve, në të gjitha kancelaritë e vendeve të NATO-s, BE dhe në Uashington mesazhin e qytetarëve shqiptarë, të cilët nuk pajtohen kurrë me një regjim që i plaçkit ata çdo ditë”, u shpreh Berisha.

Ai bëri thirrje për vazhdimin e protestave deri në fitore, duke theksuar se kjo është një betejë për dinjitetin kombëtar, pasuritë e Shqipërisë dhe të ardhmen e rinisë.

“Kjo është betejë për dinjitetin tonë, kjo është betejë për dinjitetin kombëtar, kjo është betejë për t’u ngritur mbi propagandën e shpifjeve, trillimeve dhe mashtrimeve dhe të Edi Ramës dhe për t’i thënë shqiptarëve dhe botës se në këtë vend, në këtë tokë, ata që e duan Shqipërinë jemi ne, ata që i besojnë Shqipërisë jemi ne. Miq, rrugën përpara nuk e kemi të lehtë, por e kemi të qartë si rrezja e diellit. Misionin nuk e kemi të lehtë, por jemi më të vendosur se kurrë ta përmbushim atë. Dhe fatin tonë të kemi fatin e Shqipërisë. Shqipëria dhe fati ynë është një. A mundet ne, që ëndrrat, fatin ta provojmë në dhera të tjera? Jo, ne do të luftojmë këtu. Ne do bëjmë gjithçka të përmbysim këtë të keqe të madhe për të shndërruar pasuritë e Shqipërisë në begati për shqiptarët. Për të rikthyer ëndrrën shqiptare, shpresën, besimin tek Shqipëria të rinisë shqiptare. Ne dalim dhe do të dalim në protesta gjer në fitore se ne i besojmë Zotit, por i besojmë edhe Shqipërisë. I besojmë se kjo tokë është e bekuar, se ky vend ka pasuri përrallore, se Shqipëria është e bukura e dheut dhe mund të bëhet vendi i ëndrrës shqiptare”.

“10 shkurti është dita tjetër e kryengritjes sonë paqësore. Në 10 shkurt shqiptarët ftohen në rrugët dhe sheshet e Tiranës. T’i japim leksionin e merituar këtij regjimi. Rama është diktatori i drogës së shqiptarëve, prandaj shqiptarët duhet t’ja rezervojnë atij fatin e Enver Hoxhës. Rama duhet vetëm të japë dorëheqjen, nuk ka alternativë tjetër. Sovrani për zvergu do u kapë. Ju bëj thirrje efektivë të nderuar, që të mos zbatoni urdhrat e atyre që ju drejtojnë. Ju bëj thirrje të jeni me qytetarët që mbrojnë familjet tuaja. Kam vënë re që edhe keni gjuajtur. Mos i zemëroni qytetarët, se zemërimit të tyre nuk iu shpëton kush. Mos merrni misionin e gabuar, se gjithë jetën do iu rëndojë ndërgjegja. Nuk mbrohet organizata kriminale, e as hajdutët. Mundtë bashkoheni dhe me qytetarët”, përfundoi Berisha.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama ndërron sërish makinën/ Një Mercedes S-Class i ri për "asketin" e kryeministrisë

Edi Rama ka treguar se si shpesh kalon 48 orë vetëm me ujë, se në 12 vite ka ngrënë në restorant rreth 30 herë me familjen dhe se fluturimet e tij private i bën në Economy Class; por në rrugë, kryeministri është shfaqur me versionin më të ri të Mercedes-Benz S-Class, një mjet që për të disatën herë ia gris imazhin e liderit “asket”, duke e sjellë të dobët përballë privilegjeve të pushtetit

17:24

Me sytë katër

PAPARAZZI