Flash

Atentati në Lezhë/ Arrestohet polici, në kërkim nipi i Ardian Nikulajt dhe 3 të tjerë

Lapsi.al 2 February 2026
Atentati në Lezhë/ Arrestohet polici, në kërkim nipi i

4 persona janë shpallur në kërkim, ndërsa është arrestuar polici i cili iu kundërpërgjigj me armë zjarri autorëve të atentatit të ndodhur mbrëmjen e djeshme në berberhanen në fshatin Rrilë të Lezhës.

Polici i arrestuar është Besart Kovaçi i akuzuar për shpërdorim të detyrës.

I shpallur në kërkim janë Merando Nikulaj, nipi i Ardian Nikulajt i ekzekuar 3 vite më parë në Shëngjin. I riu gjendej brenda berberhanes dhe që dyshohet se ishte shënjestër e atentatit.

Në kërkim janë edhe 3 persona të tjerë me inicialet G. N., E. N., K. N. që dyshohen se hapën zjarr me breshëri armësh nga jashtë. Ata dyshohen për veprat penale “Vrasje me dashje, e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtje pa leje të armëve të zjarrit dhe municionit dhe lëndëve shpërthyese”.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 21:00 të së dielës kur 3 autorët, të cilët lëviznin me një mjet tip Audi qëlluan me breshëri plumba drejt biznesit, duke lënë të plagosur me 3 plumba pronarin e saj Sokol Daci, 30 vjeç, (Foto).

I plagosur mendohet se ka mbetur dhe Merando Nikulaj, i shpallur në kërkim pasi dyshohet se edhe ai ka qëlluar me armë.

Ekspertët e policisë janë rikthyer sërish paraditen e kësaj të hëne në fshatin Rrile, të cilët po marrin gjurmët e gjakut në vendngjarje.

Zyrtarisht për shkak të hetimeve, policia nuk jep të dhëna të tjera. Po analizohen kamerat e banesave dhe bizneseve në zonë, për të parë lëvizjet e automjetit të autorëve para dhe pas ngjarjes, teksa në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar rreth 40 gëzhoja automatiku dhe një pistoletë. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama ndërron sërish makinën/ Një Mercedes S-Class i ri për "asketin" e kryeministrisë

Edi Rama ka treguar se si shpesh kalon 48 orë vetëm me ujë, se në 12 vite ka ngrënë në restorant rreth 30 herë me familjen dhe se fluturimet e tij private i bën në Economy Class; por në rrugë, kryeministri është shfaqur me versionin më të ri të Mercedes-Benz S-Class, një mjet që për të disatën herë ia gris imazhin e liderit “asket”, duke e sjellë të dobët përballë privilegjeve të pushtetit

17:24

Me sytë katër

PAPARAZZI