Flash

IDU: Rama të shpallë zgjedhjet e parakohshme

  Unioni Ndërkombëtar i Demokracisë (IDU) ka reaguar për protestat në Shqipëri, duke shprehur shqetësim për përshkallëzimin e situatës dhe duke i bërë thirrje qeverisë...

17:14

Rritje marramendëse e çmimeve të barnave të rimbursueshme. Kush po përfiton?

Lapsi.al 31 January 2026
Rritje marramendëse e çmimeve të barnave të rimbursueshme.

Një skandal është zbuluar me çmimet e ilaçeve të rimbursueshme. Ndërsa sot është e shtunë dhe administrata është zyrtarisht pushim, çuditërisht kjo nuk ndodh me ministrinë e Shëndetësisë e cila ka publikuar listën e barnave të rimbursueshme.

Nëse qëllimi do të ishte i mirë, kjo do të ishte për tu lavdëruar, por këtu fle lepuri.

Çmimi i barnave të importuara (CIF) që janë publikuar sot, e shtunë 31 janar, janë disafish më të larta se ato të 2 javëve më parë, pra më 16 janar.

Bëhet fjalë për një rritje që fillon nga 3% deri në 4000 % më shumë në krahasim me çmimin i 16 janar.

Konkretisht

Cefazolina, një antibiotik i përdorur gjerësisht dhe i prodhuar në Kinë, ka një rritje rreth 4000%.

CYCLOLUX, solucion për injeksion 0.5 mmol/ml, ka rritur çmimin me 62%.

REMSIMA, përdoret për trajtimin e sëmundjeve autoimune dhe inflamatorie, e prodhuar në Mbretërinë e Bashkuar ka një rritje prej 97%.

Metformina, një barnë për diabet, e prodhuar në Maqedoninë e Veriut, ka pësuar një rritje prej 2000%.

Ibrance, medikament onkologjik për disa lloje të kancerit të gjirit, e prodhuar nga Pizer ka një rritje mbi 1000%.

PHESGO, gjithashtu për trajtimin e kancerit të gjirit, e prodhuar në Zvicër ka një rritje prej 1357%.

Procedura e përllogaritjes e cila tregon rritjen me disa fish të çmimit lë dyshime për abuzime ndërsa burimet bëjnë me dije se këto çmime janë bërë pa u konsultuar me kompanitë dhe pa marrë përsipër kërkesat e tyre.

Është ministria e Shëndetësisë që duhet të japë llogari për të shpjeguar çfarë fshihet pas kësaj përllogaritjeje në mënyrë preferenciale dhe cilat kompani përfitojnë nga ky ndryshim shumëfish i çmimit. /Syri.net

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI