Flash

IDU: Rama të shpallë zgjedhjet e parakohshme

  Unioni Ndërkombëtar i Demokracisë (IDU) ka reaguar për protestat në Shqipëri, duke shprehur shqetësim për përshkallëzimin e situatës dhe duke i bërë thirrje qeverisë...

17:14

Identifikohen 2 të rinjtë shqiptarë që humbën jetën në aksident në Itali

Lapsi.al 30 January 2026
Identifikohen 2 të rinjtë shqiptarë që humbën

Dy të rinj shqiptarë humbën jetën në një aksident të rëndë rrugor të ndodhur në Savigliano të Italisë. Makina tip Jeep me të cilën udhëtonin viktimat, të dy rreth 20 vjeç dhe një moshatar i tyre që mbeti i plagosur, u përplas me një kamion.

Nga aksidenti tragjik viktimë kanë mbetur Blendi Syla dhe Robert Daçi, ndërsa emri i të plagosurit nuk është bërë ende publik.

Dy shqiptarët u nxorën pa shenja jete nga automjeti ndërsa në kamion ndodheshin një burrë dhe një grua, të cilët gjithashtu kanë mbetur të lënduar.

Si pasojë e aksidentit, qarkullimi në rrugë u bllokua për një kohë të gjatë. Forcat e rendit po punojnë për të zbardhur shkaqet. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI