Flash

Çifti i bardhë në Florida padit klinikën e fertilitetit: Na lindi fëmija me ngjyrë

Lapsi.al 30 January 2026
Çifti i bardhë në Florida padit klinikën e fertilitetit:

Një çift nga Florida ka ngritur padi kundër një klinike fertiliteti, duke pretenduar se kishin lindur me anë të fertilizimit “in vitro” një fëmijë që nuk ishte i lidhur biologjikisht me asnjërin prej tyre.

Sipas “Daily Mail”, Tiffany Scor dhe Steven Mills ishin të emocionuar kur mësuan se prisnin një fëmijë. Çifti i ishte drejtuar klinikës “IVF Life” rreth 5 vjet më parë për të provuar ngjizjen artificiale.

Procedura përfshin fekondimin e vezëve të një gruaje me spermën e një burri jashtë trupit të saj. Më pas embrionet i implantojnë mitrën e gruas. Në rastin në fjalë, implantimi ndodhi në prill dhe 9 muaj më vonë ata mirëpritën në botë një vajzë.

Megjithatë, ata shpejt filluan të dyshonin se ishte bërë një gabim nga “IVF Life”. Të dy prindërit janë të bardhë dhe foshnja kishte "pamjen e një fëmije që nuk është me etni kaukaziane", thuhet në padi.

Të vendosur për të zbuluar se çfarë kishte ndodhur, ata iu nënshtruan testeve gjenetike, të cilat konfirmuan se fëmija nuk ishte biologjikisht i tyre. Çifti ngriti një padi më 22 janar, duke pretenduar se ishin përpjekur vazhdimisht të kontaktonin klinikën, por nuk kishin marrë përgjigje.

"Ata janë të lidhur dhe e duan këtë fëmijë", tha avokati i tyre, Jack Scarola, duke shtuar: "Ata do të ishin të lumtur nëse do ta dinin se mund ta rrisnin. Por shqetësimi i tyre është se ky është fëmija i dikujt tjetër dhe se në çdo moment dikush mund të dalë përpara dhe ta kërkojë atë."

Skor dhe Mills kanë frikë se një nga 3 embrionet e fekonduara të ngrira në klinikë mund të jetë implantuar aksidentalisht te një grua tjetër. Në padinë e tyre, ata i kërkojnë klinikës të njoftojë të gjithë pacientët që kishin embrione të ruajtura në klinikë një vit para se të lindte fëmija i tyre, si dhe të mbulojë koston e testimit gjenetik për çdo fëmijë të lindur përmes shërbimeve të saj në 5 vitet e fundit.

Në një deklaratë për “News6”, ata theksuan se "e duam vajzën tonë të vogël", duke shtuar se shpresojnë të jenë në gjendje ta rrisin atë me sigurinë se nuk do t'u merret. Ata thonë se besojnë se kanë një "detyrim moral" për të gjetur dhe njoftuar prindërit biologjikë të fëmijës, në mënyrë që ata të mund ta rrisin vetë.

Një zëdhënës i familjes tha se hetimi është duke vazhduar dhe se, pavarësisht mungesës së bashkëpunimit nga klinika, ka indikacione se do të jetë e mundur të gjenden si prindërit biologjikë të vajzës ashtu edhe fëmija i tyre gjenetikisht identik.

Qendra e fertilitetit postoi një deklaratë në faqen e saj të internetit duke thënë se "po bashkëpunonte në mënyrë aktive me hetuesit për të mbështetur pacienten në identifikimin e burimit të një gabimi që çoi në lindjen e një fëmije që nuk është i lidhur gjenetikisht", por deklarata u hoq pas një seance dëgjimore të mërkurën.

[caption id="" align="alignnone" width="579"] Pronari i klinikës, Milton McNicol[/caption]

Gjatë seancës dëgjimore, gjykatësi urdhëroi klinikën të paraqiste një plan gjithëpërfshirës për menaxhimin e çështjes deri të premten.

Një inspektim në qershor 2023 raportohet se identifikoi një sërë shkeljesh të sigurisë në objekt, ndërsa në maj 2024, McNichol u qortua nga Bordi Mjekësor i Floridës dhe u gjobit me 5000 dollarë për pajisje që nuk përmbushnin standardet përkatëse, menaxhim joadekuat të rrezikut dhe mungesë ilaçesh. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama ndërron sërish makinën/ Një Mercedes S-Class i ri për "asketin" e kryeministrisë

Edi Rama ka treguar se si shpesh kalon 48 orë vetëm me ujë, se në 12 vite ka ngrënë në restorant rreth 30 herë me familjen dhe se fluturimet e tij private i bën në Economy Class; por në rrugë, kryeministri është shfaqur me versionin më të ri të Mercedes-Benz S-Class, një mjet që për të disatën herë ia gris imazhin e liderit “asket”, duke e sjellë të dobët përballë privilegjeve të pushtetit

17:24

Me sytë katër

PAPARAZZI