Flash

Kush ishte Catherine O'Hara, roli i nënës së Kevin që e bëri të famshme

Lapsi.al 30 January 2026
Kush ishte Catherine O'Hara, roli i nënës së Kevin që e

Catherine O'Hara, aktorja e njohur më së shumti për interpretimin e nënës në filmin “I vetëm në shtëpi”, ndërroi jetë në moshën 71-vjeçare.

Ajo u shua në shtëpinë e saj në Los Angeles pas një sëmundjeje të shkurtër. O'Hara ishte një aktore kanadeze që u bë e famshme në një nga teatrot e Torontos.

Karriera e saj zgjati për dekada dhe shkëlqimin e pati në rolin e saj komik. Megjithatë edhe roli i saj dramatik në serialin “The Last of Us” të HBO-së i dha asaj një nominim për çmimin Emmy. Ajo pati gjithashtu edhe një rol në sezonin e dytë të të njëjtit serial.

Catherine O'Hara, 'Home Alone' and 'Schitt's Creek' Actress, Dies at 71 - The New York Times

Karriera e Catherine O'Hara filloi në vitet 1980 me filmin e vitit 1988 të Tim Burton, “Beetlejuice” ku ajo luajti Delia Deetz. Ajo u aktivizua edhe në vazhdimin filmit të vitit 2024.

Pas rolit të saj si nëna e Kevin (Macaulay Culkin) në filmin “I vetëm në shtëpi”, ajo luajti rolin e Moira Rose në serialin televiziv “Schitt's Creek” midis viteve 2015 dhe 2020, për të cilin fitoi një çmim Emmy dhe një Golden Globe. Në vitin 2025, ajo luajti gjithashtu në filmin “The Studio”. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama ndërron sërish makinën/ Një Mercedes S-Class i ri për "asketin" e kryeministrisë

Edi Rama ka treguar se si shpesh kalon 48 orë vetëm me ujë, se në 12 vite ka ngrënë në restorant rreth 30 herë me familjen dhe se fluturimet e tij private i bën në Economy Class; por në rrugë, kryeministri është shfaqur me versionin më të ri të Mercedes-Benz S-Class, një mjet që për të disatën herë ia gris imazhin e liderit “asket”, duke e sjellë të dobët përballë privilegjeve të pushtetit

17:24

Me sytë katër

PAPARAZZI