Flash

IDU: Rama të shpallë zgjedhjet e parakohshme

  Unioni Ndërkombëtar i Demokracisë (IDU) ka reaguar për protestat në Shqipëri, duke shprehur shqetësim për përshkallëzimin e situatës dhe duke i bërë thirrje qeverisë...

17:14

Burgjet me eskorta, Lamallari: Kam dijeni, i kam kërkuar SHKB të shtojë kontrollet

Lapsi.al 30 January 2026
Burgjet me eskorta, Lamallari: Kam dijeni, i kam kërkuar SHKB të

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, është pyetur lidhur me alarmin e Prokurorisë së Durrësit sa i takon shkeljeve serioze në institucionet e vuajtjes së dënimit, ku vizita të raportuara shërbime shëndetësore, mund të jenë përdorur për qëllime të tjera.

“Po, është e vërtetë. Jam vënë në dijeni për këtë informacion. Këto vizita, me pretendimin e vizitave shëndetësore, nuk janë raportuar, ndaj kam kërkuar shkarkimin e drejtorit përkatës,” deklaroi ministri Lamallari.

Sipas tij, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm është udhëzuar të jetë i pranishëm në çdo Institucion të Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP), me qëllim parandalimin dhe goditjen e këtyre praktikave.

“I gjithë informacioni që do të vihet në dispozicion do të trajtohet me seriozitet maksimal. Do të kërkoj bashkëpunim gjithëpërfshirës me institucionet e zbatimit të ligjit,” theksoi ministri.

Ky zhvillim shton shqetësimet për menaxhimin e sistemit të burgjeve dhe për efektivitetin e mekanizmave të kontrollit, në një kohë kur institucionet penitenciare janë vënë disa herë në qendër të kritikave për sigurinë, korrupsionin dhe abuzimet e brendshme, të cilat kulmuan me arratisjen e Altin Ndocit, të arrestuar për një numër vrasjesh.

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI