Flash

IDU: Rama të shpallë zgjedhjet e parakohshme

  Unioni Ndërkombëtar i Demokracisë (IDU) ka reaguar për protestat në Shqipëri, duke shprehur shqetësim për përshkallëzimin e situatës dhe duke i bërë thirrje qeverisë...

17:14

Prishtinë, biznesmeni i përfshirë në Aeroportitn e Vlorës bën sherr me grushta

Lapsi.al 31 January 2026
Prishtinë, biznesmeni i përfshirë në Aeroportitn e

Valon Ademi, biznesmeni i përfshirë në investime të lidhura me Aeroporti i Vlorës, është përfshirë në një rrahje fizike në Prishtinë, ku ka goditur me grushta Sokol Havollin, drejtor i Investimeve Kapitale në Komuna e Prishtinës.

Sipas informacioneve të siguruara nga burime brenda Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur në orët e vona të natës, në ambientet e një lokali në kryeqytet. Pas një mosmarrëveshjeje mes palëve, konflikti ka eskaluar në dhunë fizike, ku Valon Ademi dyshohet se e ka sulmuar dhe goditur Havollin në fytyrë, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Pas rrahjes, Sokol Havolli është paraqitur në Polici, ku ka dhënë deklaratën e tij lidhur me rastin. Mediat në Kosovë kanë tentuar të kontaktojnë Havollin për të marrë një qëndrim mbi incidentin, por deri në momentin e publikimit të këtij shkrimi ai nuk ka kthyer përgjigje.

Sokol Havolli ka mbajtur më herët funksione të rëndësishme publike në Kosovë, përfshirë postin e zëvendësguvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës dhe drejtuesit të ndërmarrjes publike “Parking Prishtina”. Ai ka qenë gjithashtu kandidat për deputet në zgjedhjet e fundit parlamentare, por nuk ka arritur të sigurojë votat e mjaftueshme për një mandat në Kuvendin e Kosovës.

Trekëndëshi Balluku-Abazi-Ademi/ E vërteta për bllokimin e aeroportit të Vlorës

Nga ana tjetër, Valon Ademi është bërë i njohur në Shqipëri për përfshirjen e tij në çështje që lidhen me projektin e Aeroportit të Vlorës, që për momentin është bllokuar për shkak të një tentative të tij për të përfituar aksionet e kompanisë MABCO.

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI