Flash

Rama i kthen përgjigje Trump, entuziasëm dhe vlerësim për Bordin e Paqes

Lapsi.al 20 January 2026
Rama i kthen përgjigje Trump, entuziasëm dhe vlerësim për

Ndërsa Bashkimi Europian e sheh me skepticizëm nismën e presidentit të SHBA, Donald Trump për të krijuar Bordin e Paqes dhe ndërkohë që disa nga liderët europianë ende janë duke e vlerësuar situatën, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama nuk ka asnjë dyshim se rruga e duhur është ta ndjekë pas SHBA-në në këtë projekt.

Pas statuseve në rrjetet sociale dhe pas konferencave për mediat, qeveria ka shprehur me entuziasëm përgjigjien pozitive për Donald Trump në një letër zyrtare drejtuar Shtëpisë së Bardhë.

Propaganda bajate/ Rama dhe Lukashenko, merita personale për letrën e Trump

Në letër, Rama vlerëson projektin e Trump për faktin se shmang burokracitë e shumta që ndonjëherë vonojnë paqen, ndërkohë që konfirmon se bashkohet me vlerat e SHBA, që tashmë kanë ndryshuar duke i dhënë formë një rendi të ri botëror.

"Kur filtrohet pafundësisht përmes shtresave të procedurave, paqja shumë shpesh mbërrin tepër vonë; kjo nismë mishëron me plot të drejtë kuptimin se koha, qartësia e mandatit dhe përgjegjësia personale në nivelin më të lartë janë vetë instrumente të paqes.

Prandaj, është njëkohësisht privilegj dhe nder të shpreh gatishmërinë time të plotë për të kontribuar në këtë përpjekje të rëndësishme dhe për t’u bërë tërësisht pjesë e një angazhimi të përbashkët që synon ta përkthejë vizionin në veprim" shkruan Edi Rama në letër.

Analiza/ Bordi i Paqes përçan aleatët: Kritika ndaj zëvendësimit të OKB-së!

Bordi i Paqes do të jetë një strukturë e udhëhequr për gjithë jetën nga Donald Trump, që me ftesat e tij në të gjithë botën është akuzuar se po tenton të krijojë një Organizatë të re të Kombeve të Bashkuara.

Letra e plotë e Edi Ramës për Bordin e Paqes

Sot i përcolla Presidentit Donald J. Trump përgjigjen e ftesës së tij për të marrë pjesë në Bordin e Paqes.

Së shpejti ky angazhim do t’i përcillet Kuvendit të Shqipërisë për miratim.

#KrenarpërShqipërinë??????

*Bashkëlidhur përkthimi:*

Republika e Shqipërisë

Kryeministri

Tiranë, 19 janar 2026

Shkëlqesisë së Tij Z. Donald J. Trump

President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës

ëashington, DC

I nderuar Zoti President,

Po ju shkruaj për të shprehur vlerësimin tim më të thellë për angazhimin tuaj të fortë dhe udhëheqjen vizionare në themelimin e Bordit të Paqes, si edhe për t’ju falënderuar sinqerisht për ftesën që më keni drejtuar personalisht për të qenë pjesë e tij, si edhe për ftesën drejtuar vendit tim, Republikës së Shqipërisë, për të shërbyer si anëtare themeluese.

Në një kohë kur konfliktet dhe përçarja dominojnë shumë shpesh panoramën ndërkombëtare, paqja duhet të formësohet aktivisht e jo të pritet pasivisht a diskutohet pafundësisht nëpër forume politike, teksa përreth globit jetë të pafajshme humbasin kotësisht çdo minutë. Bordi i Paqes shfaqet si mishërimi i kësaj domosdoshmërie urgjente.

Duke trajtuar njëkohësisht pasojat e menjëhershme të konflikteve dhe shkaqet më të thella strukturore që e prodhojnë paqëndrueshmërinë, kjo nismë ka potencialin të shndërrohet në një model vërtetë transformues të ndërtimit të paqes në nivel global.

Duket qartë se për të qenë një organizatë e re ndërkombëtare, Bordi i Paqes nuk është konceptuar si një forum tjetër deklaratash, procedurash dhe përgjegjësish të shtyra në kohë, por si një instrument i përqëndruar dhe qëllimplotë i udhëheqjes dhe përgjegjësisë globale.

Kur filtrohet pafundësisht përmes shtresave të procedurave, paqja shumë shpesh mbërrin tepër vonë; kjo nismë mishëron me plot të drejtë kuptimin se koha, qartësia e mandatit dhe përgjegjësia personale në nivelin më të lartë janë vetë instrumente të paqes.

Prandaj, është njëkohësisht privilegj dhe nder të shpreh gatishmërinë time të plotë për të kontribuar në këtë përpjekje të rëndësishme dhe për t’u bërë tërësisht pjesë e një angazhimi të përbashkët që synon ta përkthejë vizionin në veprim.

Republika e Shqipërisë ka qenë prej kohësh një aleate e palëkundur e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e lidhur nga vlera të përbashkëta, respekt i ndërsjellë dhe një përkushtim i përbashkët ndaj lirisë, demokracisë dhe sigurisë ndërkombëtare.

Populli shqiptar do ta kujtojë gjithmonë dhe do ta çmojë vazhdimisht rolin parimor dhe vendimtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, drejt vendosjes së paqes dhe stabilitetit në rajonin tonë në momente kritike të historisë sonë të përbashkët. Në këtë frymë të qëndrueshme partneriteti, dëshiroj të ritheksoj se Republika e Shqipërisë qëndron me vendosmëri përkrah Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në të gjitha përpjekjet për promovimin e paqes, sigurisë dhe angazhimit konstruktiv global.

Duke pritur me interes të kontribuoj në suksesin e misionit të Bordit të Paqes, ju lutem pranoni, Zoti President dhe Kryetar i Bordit, shprehjen e konsideratës sime më të lartë.

Me respekt,

Edi Rama

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI