Flash

Përfundon kontrolli i Irena Gjokës, gjykatësja e akuzuar se u dënua në Greqi

Lapsi.al 20 January 2026
Përfundon kontrolli i Irena Gjokës, gjykatësja e akuzuar se u

Ka përfunduar verifikimi i Irena Gjokës, gjykatësja e GJKKO e akuzuar nga opozita se ka gënjyer në formularin e vetëdeklarimit të vetingut kur ka fshehur një proces gjyqësor në Greqi për falsifikim dokumentash. Gjoka ka qenë gjykatëse në disa çështje të bujshme kundër krerëve opozitës, të cilët e kanë akuzuar për njëanshmëri në qëndrimet e saj. Më herët ajo ka mohuar publikisht dënimin nga autoritetet greke, ndërsa opozita e akuzon se në të kaluarën është dënuar dhe dëbuar nga Greqia.

“Absolutisht nuk jam e dënuar nga asnjë nga autoritetet e drejtësisë greke,” tha gjyqtarja Irena Gjoka përmes telefonit, ndërsa i përcolli BIRN disa dokumente të përcjella nga autoritetet gjyqësore greke të Athinës, ku shkruhet se nuk rezultojnë të dhëna për ndonjë proces penal ndaj Irena Gjokës, e cila ka mbajtur më parë edhe mbiemrat Shpata dhe Maneku.

Irena Gjoka: S’kam dënim në Greqi, po më bëjnë shantazh!

Ndërkohë mediat greke kanë publikuar dokumenta që tregonin se ajo ishte dëbuar nga shteti grek pas një përpjekjeje për t'u paraqitur me identitet të rremë me qëllim përfitimin e nënshtetësisë atje.

Prokuroria e Përgjithshme nuk ka publikuar të dhëna për gjetjet përfundimtare të kontrollit të figurës së Irena Gjokës, por thotë se dokumentat janë dorëzuar në Këshillin e Lartë Gjyqësor që kërkoi një kontroll të dytë të figurës së saj.

Njoftimi i plotë i Prokurorisë së Përgjithshme

Mbi bazën e kërkeses së Komisionit të Zhvillimit të Karrierës në Këshillin e Lartë Gjyqësor, më datë 08.05.2024 në Sektorin e Dekriminalizimit të Prokurorisë së Përgjitshme është regjistruar me nr.40 procesi per verifikimin e thelluar të deklarimeve të bëra në Formularin e Vetëdeklarimit date 22.04.2016, për subjektin Irena Gjoka(Shpata, Maneku), gjyqtare në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Dokumenti ekskluziv/ Prokura që “gropos” gjyqtaren Irena Gjoka

Pas kryerjes së të gjitha verifikimeve të mundshme brenda dhe jashtë vendit, më datë 19.01.2026, Prokuroria e Përgjithshme ka vendosur miratimin e rezultateve të verifikimit, vendim të cilin po këtë datë ja ka përcjellë Këshillit të Lartë Gjyqësor si organ përgjegjës për verifikimin e kushteve të ndalimit në zbatim të ligjit nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, dhe Vendimit të Kuvendit nr.17/2016 “Për përcaktimin e rregullave të detajuara mbi zbatimin e ndalimeve të parashikuara në ligjin nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.

Të këshilluara

ide

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI