Flash

Ndahet nga jeta Dolly Parton

Legjenda e muzikës country Dolly Parton ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur ...

22:09

Del investigimi i “Le Iene”/ Si grabiteshin miliona euro nga call center i Tiranës

Lapsi.al 20 January 2026
Del investigimi i “Le Iene”/ Si grabiteshin miliona euro nga call

Gazetari Luigi Pelazza i emisionit investigativ “Le Iene” ka arritur të futet në zemër të mashtrimit në call center-in e zbuluar pak ditë më parë në qendër të Tiranës dhe që çoi në pranga 8 persona. Ai arriti të infiltrojë një bashkëpunëtor në këtë call center që ndodhej në një nga kullat e njohura të kryeqytetit.

“Kjo na lejoi të tregojmë se si vepron rrjeti kriminal që lëviz miliona dhe mashtron njerëz të panumërt. Nga presionet mbi "klientët" te platformat e përdorura për të simuluar fitime të rreme dhe për të bindur viktimat të paguajnë më shumë” – shkruan “Le Iene”. (Shiko KETU emisionin e plotë)

Nga ky call center dyshohet se gjeneroheshin deri në 30 milionë euro në muaj, ndërsa emisioni ngre dyshime serioze se paratë e përfituara përdoren për pastrim parash nga aktivitete të tjera kriminale.

Në këtë call center kishte rreth 100 operatorë dhe konsulentë financiarë. Ata ishin të ndarë në sektorë dhe identifikonin klientë në Itali, Francë, Gjermani dhe Spanjë. Personi i infiltruar kishte punuar më parë në Qipro.

Në fillim atij dhe punëtorëve të tjerë iu kërkua të dorëzojë telefonat celularë në hyrje për të mos filmuar apo regjistruar.

Operatorët përdorin identitete të rreme dhe strategji të përshtatura sipas targetit të klientëve që kontaktojnë. Brenda këtyre ekipeve operojnë operatorë financiarë, konsulentë seniorë dhe koordinatorë, të ndarë qartë sipas rolit dhe tregut, duke e bërë mashtrimin të sofistikuar dhe të mirëorganizuar.

Në qendër të skemës qëndron një procedurë e planifikuar me kujdes. Viktimat fillimisht bindeshin të investonin shuma të vogla, zakonisht rreth 250 euro, për të hapur një platformë online që pretendonte të menaxhonte investimin. Platforma shfaqte grafikë dhe shifra të manipuluara që tregonin fitime në rritje, duke i bindur klientët të rrisnin investimet.

Konsulentët senior i shtynin vazhdimisht të shtonin shumën e investuar. Kur viktimat kërkonin të tërhiqnin paratë e fituara, operatorët zhdukeshin, telefonatat ndërpriteshin dhe platformat bëheshin të paarritshme. Sa më shumë klientë mashtrohen, aq më e lartë është përqindja e fitimeve që merr çdo operator dhe konsulent financiar në këtë call center.

Paga e operatorëve është jashtëzakonisht e lartë dhe lidhet drejtpërdrejt me suksesin në mashtrimin e klientëve. Operatorët mesatarë fitojnë nga 15.000 deri në 50.000 euro në muaj, ndërsa operatorët më të suksesshëm marrin 21% të fitimeve mujore të kompanisë, që përkthehet në rreth 200.000 euro në muaj.

Ka pasur raste kur konsulentë dhe operatorë arrijnë të fitojnë deri në 1 milion euro në muaj. Përveç kësaj, operatorët përfitojnë edhe strehim falas, bileta avioni dhe mbulim të shpenzimeve të jetesës. Xhiroja mujore e kompanisë arrin në 25–30 milionë euro, duke treguar përmasat e jashtëzakonshme të mashtrimit financiar.

Investiguesit infiltruan rrjetin përmes bisedave në Telegram, ku ish-punonjës dhe persona të lidhur me kompaninë ndanin informacione të brendshme. Ky investigim tregon se Tirana është kthyer në bazën operative të një rrjeti mashtrimesh që funksionon si një kompani ndërkombëtare e sofistikuar, ku operatorët përfitojnë paga marramendëse dhe kompania gjeneron një xhiro prej 25–30 milionë euro çdo muaj. 

LEXO EDHE: Goditja e Call Center-ave në Tiranë, SPAK: Operacioni u dekonspirua

Le Iene nuk e ka lënë me kaq investigimin dhe ka paralajmëruar edhe një pjesë tjetër. Ishin pikërisht gazetarët e këtij emisioni që kalmëruan SPAK, i cili ndërhyri, por pa mundur të vërë në pranga shefat e mëdhenj, 3 prej të cilëve mundën të arratisen. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.44

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Me sytë katër

Asllani, askush në Serie A nuk e do: hapet pista arabe për Interi, Al Jazira kërkon shqiptarin

Kristjan Asllani, mesfushori shqiptar i cili ka pasur disa eksperienca huazimi, duket se nuk bën pjesë në planet e Interit. Ndërsa drejtuesit zikaltër kërkojnë një zgjidhje për të ardhmen e tij para mbylljes së merkatos, një mundësi e re është hapur në Lindjen e Mesme. Klubi i Al Jazira-s ka shfaqur interes serioz, megjithëse preferencat e palëve për transferimin ndryshojnë.

15:20

PAPARAZZI

Ndahet nga jeta Dolly Parton

Legjenda e muzikës country Dolly Parton ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur ...

22:09