Flash

"Ta mbarojmë shpejt se do lindë gruaja" SMS para ekzekutimit të Ardit Spahiut

Lapsi.al 20 January 2026
"Ta mbarojmë shpejt se do lindë gruaja" SMS para ekzekutimit

Hetuesit realizuan të hënën një lexim me disa zëra të mijëra mesazheve të shkëmbyera mes 29 pin-eve SKY ECC, të përdorura për të organizuar vrasjen e Ardit Spahiut, i cili u ekzekutua më 27 nëntor 2020. Ekipi hetimor i ndau rolet, duke parashikuar nga një zë për çdo të akuzuar, me qëllim që të ndihmohej Gjykata e Krimeve të Rënda në Bruksel të orientohej mes nëntë personave që po gjykon.

BELGJIKE

Ky lexim kolektiv, i shoqëruar me një prezantim prej 260 slajdesh, ishte veçanërisht i dobishëm për të kuptuar përmbajtjen, tonin dhe vëllimin e bisedave të dekriptuara pjesërisht nga policia.

Nga mesazhet e lexuara në seancën e së hënës rezulton se pin-i SKY i atribuuar Flobenc Meçjas, i akuzuar si ekzekutori i vrasjes, e kishte ndjekur viktimën prej disa ditësh në Bruksel.

“Shpresoj ta mbarojmë këtë bastard deri në fund të muajit, sepse duhet të kthehem në Shqipëri se do lindë gruaja ime”, shkruan më 19 nëntor 2020 pin-i që prokuroria ia atribuon Flobenc Meçjas, drejtuar pin-it të atribuuar Franc Gergely-t (Çopjas).

Ditën e ngjarjes, më 27 nëntor 2020 në orën 17:56, pra dy minuta pas vrasjes, pin-i i atribuuar Flobenc Meçjas dërgoi një seri emojish (6 gishta të ngritur lart dhe 4 figura që ngrenë krahun), të ndjekura nga fjala “Ciao”, drejt pin-it SKY të atribuuar Franc Gergely-t.

Një pjesë e madhe e mesazheve të lexuara në seancë lidhen nga hetuesit me të akuzuarit Flobenc Mecja (43 vjeç) dhe Mikael Qosja (38 vjeç), të dy në mungesë dhe pa përfaqësim në gjyqin e tyre. Në krahasim, mesazhet e atribuara Franc Gergely-t (33 vjeç) ishin dukshëm më të pakta në pamjen e përgjithshme të paraqitur para gjykatës.

Megjithatë, sipas organigramës kriminale të prokurorisë federale, pini i Franc Gergely-t ishte pika lidhëse mes Flobenc Meçjas dhe Mikael Qosjas.

Seanca, e cila do të rifillojë të mërkurën pas një dite ndërprerjeje, mund të ndihmojë për ta sqaruar këtë çështje.

Të këshilluara

ide

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI