Flash

Ndahet nga jeta Dolly Parton

Legjenda e muzikës country Dolly Parton ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur ...

22:09

Rama: RTSH të mbyllet/ Reagimet: Shkarko qeverinë tënde më parë

Lapsi.al 16 January 2026
Rama: RTSH të mbyllet/ Reagimet: Shkarko qeverinë tënde më

Ka shkaktuar reagime një deklaratë e kryeministrit Edi Rama që në një mbledhje me grupin parlamentar u shpreh në favor të mbylljes së Radiotelevizionit Publik Shqiptar. Rama tha se RTSH është i mbytur në borxhe dhe se reforma ka dështuar.

“Drejtuesit e televizionit publik të gjithë e dinë, ata që kanë qenë atje kur ne kemi qenë në opozitë, ata që janë, nga unë nuk kanë marrë kurrë asnjë mesazh, asnjë mesazh se unë nuk e shoh dhe kur ndonjëri nga ju më çon “shoh çfarë bën televizioni publik” unë habitem si e ndjek, por ama të gjithë i kam takuar mbasi janë zgjedhur.

Dhe ju kam thënë vetëm një gjë “mbylleni”. Të njëjtën gjë ju kam thënë të gjithëve. Nxirreni në ekran “televizioni publik shqiptar i kërkon ndjesë popullit shqiptar, i kërkon ndjesë të gjitha familjeve në Republikën e Shqipërisë dhe jashtë saj, i kërkon ndjesë dhe për të gjithë ata që nuk jetojnë më dhe që kanë qenë të detyruar siç jeni dhe ju të marrin shërbimin më mizerabël publik në glob. Ju premtojmë se do reflektojmë dhe do rikthehemi në ekran kur të jemi gati”. Dhe të bëjnë reformë” – tha Rama.

“Unë mendoj që çdo gjë duhet, çdo opsion duhet të jetë në tavolinë. Edhe mbyllja përfundimtare, edhe privatizimi, edhe partneriteti edhe çdo gjë përveç kësaj që është, por unë nuk marr pjesë në këtë, siç nuk marr pjesë ti e di në asnjë lloj tentative për të rregulluar median” – tha Rama.

Një reagim ka bërë regjisori Mevlan Shanaj që i ka kërkuar Ramës që para se të mbyllë RTSH-në, të mbyllë qeverinë e tij pasi është më shumë pis.

“Më parë shkarko qeverinë që është bërë shumë pis. Të dorëzohesh z. Kryeministër duke e braktisur RTSH do të thotë të mos kërkosh t'i bashkohesh Europës. Nuk ka shtet në Europë pa Televizion Publik. Më parë kërkoni dorëheqjen e stafit tuaj se sa mbylljen e Televizionit Publik.

Duhet të dini bashkë me ata që ju bëjnë fresk se Televizioni Shqiptar u krijua nga hiçi dhe u bë universiteti i dijes së shqiptareve edhe pse ishte nën komandën e politikës. Fjala dorëzim është një miklim për artistin Edi Rama. Në Europë do t’u mbyllet dera me këtë mendësi” – shkruan Shanaj.

Ndërsa gazetari Lutfi Dervishi shkruan se zgjidhja nuk është mbyllja, por reformimi.

"Në një treg mediatik ku interesat e pronarëve privatë mbizotërojnë mbi interesin publik, një media publike e pavarur nuk është luks, por një domosdoshmëri. RTSH-ja duhet të reformohet, por jo duke e mbyllur në panik, jo duke u privatizuar e as duke u "binjakëzuar" me kulla. Sfida nuk është si t'ua japim privatëve, por si t'ua marrim.

Ajo ka nevojë për një kontratë të re me publikun, të bazuar mbi transparencën, profesionalizmin dhe matjen reale të performancës. (Është vërtet humor se si në RTSH kanë hapësirë gazetarë që luftojnë orë e minute të bindin të gjallë e të vdekur nga një studio tv në tjetrën se mbështesin partinë në pushtet! Për çfarë profesionalizmi dhe besueshmërie flasim?!) Pa besimin e qytetarëve, edhe 100 lekë në muaj duket tarifë e padrejtë; pa mbështetjen e tyre, çdo reformë do të mbetet thjesht letër.

Mbyllja është një leksion nga historia e teknologjisë. Nokia nuk u shemb sepse i mungonin inxhinierët e zotë, por sepse besoi se emri dhe statusi do ta mbronin nga ndryshimi i kohës. RTSH-ja është sot në të njëjtën pikë: ose do të reformohet me guxim për t'i shërbyer publikut, ose do të mbetet një markë që të gjithë e kujtojnë me keqardhje, por askush nuk e ndjek më” – shkruan Dervishi. 

Edhe Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë ka shprehur shqetësimin pas deklaratës së Ramës pak më parë, ku tha se Radio Televizioni Publik Shqiptar është dështim dhe se duhet të mbyllet, ose të privatizohet.

Sipas AGSH, opsionet si mbyllja apo privatizimi i një transmetuesi publik janë masa ekstreme që do të dëmtonin rëndë pluralizmin mediatik dhe të drejtën e publikut për informim. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.44

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Me sytë katër

Asllani, askush në Serie A nuk e do: hapet pista arabe për Interi, Al Jazira kërkon shqiptarin

Kristjan Asllani, mesfushori shqiptar i cili ka pasur disa eksperienca huazimi, duket se nuk bën pjesë në planet e Interit. Ndërsa drejtuesit zikaltër kërkojnë një zgjidhje për të ardhmen e tij para mbylljes së merkatos, një mundësi e re është hapur në Lindjen e Mesme. Klubi i Al Jazira-s ka shfaqur interes serioz, megjithëse preferencat e palëve për transferimin ndryshojnë.

15:20

PAPARAZZI

Ndahet nga jeta Dolly Parton

Legjenda e muzikës country Dolly Parton ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur ...

22:09