Flash

Aksident me katër të plagosur në Maqellarë-Peshkopi, niset helikopteri

Lapsi.al 16 January 2026
Aksident me katër të plagosur në Maqellarë-Peshkopi, niset

Një aksident i rëndë me katër persona të plagosur ka ndodhur pasditen e sotme.

Ngjarja ndodhi në rrugën kombëtare Maqellarë-Peshkopi, në afërsi të rrugës së Tërpçes. Të dëmtuarit janë 4 persona, dy çifte bashkëshortësh.

Ata janë identifikuar si Kujtim dhe Vera Lika, konkretisht 68 dhe 66 vjeç, familjarë mes tyre.

Dy makina janë përplasur mes tyre, duke shkaktuar edhe bilancin me katër të plagosur, që u dërguan në spitalin e Dibrës me urgjencë, ku dhe po marrin ndihmën mjekësore.

Burime nga spitali bëjnë me dije se dy prej të plagosurve po transportohen me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.

“Rreth orës 15:40, në aksin rrugor Peshkopi–Maqellarë, pranë fshatit Dovalan, janë përplasur dy automjete, me drejtues shtetasit K.L. 68 vjeç, dhe N.J., 57 vjeç. Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të lënduar dy drejtuesit dhe dy bashëshortet e tyre, shtetaset H.J., 55 vjeçe,  dhe V.L., 66 vjeçe.

Në vendngjarje shkuan edhe forcat e Policisë Rrugore, të cilat po punojnë për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave dhe dinamikës së aksidentit.

Aksidenti ka bërë që edhe qarkullimi i mjeteve të ishte përkohësisht i bllokuar.

Njoftimi i Policisë Dibër:

“Rreth orës 15:40, në aksin rrugor Peshkopi–Maqellarë, pranë fshatit Dovalan, janë përplasur dy automjete, me drejtues shtetasit K.L. 68 vjeç, dhe N.J., 57 vjeç. Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të lënduar dy drejtuesit dhe dy bashëshortet e tyre, shtetaset H.J., 55 vjeçe, dhe V.L., 66 vjeçe.

Shtetasi K.L., dhe bashkëshortja e tij shtetasja V.L., u transportuan me helikopter drejt Tiranës, për ndihmë më të specializuar mjekësore. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e nevojshme për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit”.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI