Flash

Ndahet nga jeta Dolly Parton

Legjenda e muzikës country Dolly Parton ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur ...

22:09

‘Do i shkruaj Ramës… hajt tu q… ropt!” dosja e hakerimit të sistemit të SPAK

Lapsi.al 16 January 2026
‘Do i shkruaj Ramës… hajt tu q… ropt!” dosja e

"Do i shkruaj Ramës… hajt tu q… ropt!” Kjo është një nga bisedat e përgjuara dhe që ndodhet në dosjen e ish drejtorit të Burgjeve, Agim Ismaili dhe dy bashkëpunëtorëve të tij, Zambak Gjoni dhe Arnold Rrokaj të cilët akuzohen se kanë hakeruar kompjuterët e tre prokurorëve të SPAK.

Bisedat janë marrë nga zbërthimi i telefonit i Zambak Gjonit, në mars 2025 thuhet në dosjen e siguruar nga gazetari i Syri TV, Fatjon Gjinaj.

Bëhet fjalë për një përgjim të datës 12 shkurt 2025 ku Arnold Rrokaj i dërgon Zambak Gjonit një foto që duket si faqe interneti, nga e cila mund të aksesohen sistemet e SPAK.

Më pas, ai i dërgon një SMS me përmbajtjen: “A mos e hapsha dot”.

Më tej, hakeruesi Arnold Rrokaj i dërgon sërish një SMS mikut të tij Zambak Gjoni: “Se do i shkruaj Ramës… hajt tu qim ropt”.

SPAK thotë se nga përmbajtja e këtij komunikimi, krijohet arsyeshëm bindja se veprimet e të hetuarit, kanë të bëjnë me ndërhyrje të paautorizuar të sistemit të Prokurorisë së Posaçme, me qëllim dëmtimin e tyre, nëpërmjet shpërndarjes së këtyre dokumenteve, tek persona të tretë.

Po kështu 9 ditë më vonë, Zambaku kërkon informacion nga miku i tij edhe për arrestimin e shtetasit Engjëll Agaçit.

Në dosje thuhet se në datën 21 shkurt 2025, i hetuari Zambak kërkon informacion edhe për arrestimin e shtetasit Engjëll Agaçi, ndërsa Arnoldi shprehet:

“Ja ta shikoj njëherë. Po ç’rëndësi ka kush prokuror e ka. Nga këta që kam unë, s’e ka njeri.”

Sot në konferencë për median Kryetari i PD-së Sali Berisha duke publikuar pjesë nga dosja sqaron "Engjëll Agaçit i kishte urdhër-arresti nga Antimafia Italiane apo shkaqe të tjera".

Ndërkohë SPAK në dosje evidenton se 'Nga përmbajtja e këtij komunikimi, por edhe nga vetë materialet e gjetura në aparatin celular të të hetuarit Zambak Gjoni, arsyeshëm evidentohet fakti se i hetuari Arnold Rrokaj kishte arritur tashmë të aksesonte email-et e disa prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme dhe se kishte marrë disa dokumenta nga email-et e tyre.

Çfarë thuhet në dosje

Në datën 12 shkurt 2025, ora 21:17, Arnold Rrokaj i dërgon Zambak Gjonit një foto që duket si faqe interneti, nga e cila mund të aksesohen sistemet e SPAK. Më pas, ai i dërgon një SMS me përmbajtjen: “A mos e hapsha dot”.

Më tej, Arnold Rrokaj i dërgon sërish një SMS Zambak Gjonit: “Se do i shkruaj Ramës… hajt tu q... ropt”.

Nga përmbajtja e këtij komunikimi krijohet bindja e arsyeshme se veprimet e të hetuarit kanë të bëjnë me ndërhyrje të paautorizuar në sistemet e SPAK, me qëllim dëmtimin e tyre përmes shpërndarjes së dokumenteve te persona të tretë.

Në vijim, në datën 21 shkurt, i hetuari Zambak kërkon informacion edhe për arrestimin e shtetasit Engjëll Agaçi, ndërsa Arnoldi shprehet: “Ja ta shikoj njëherë. Po ç’rëndësi ka kush prokuror e ka. Nga këta që kam unë, s’e ka njeri.”

Kryetari i PD-së Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama si përfitues nga hakerimi dhe i kërkon dorëheqjen.

Në dosje mësohet se disa nga shkresat e përftuara nga hakërimi i kompjuterëve të tre prokurorëve të SPAK kanë të bëjnë dhe me material hetimore dhe informacione rreth ish zv.kryeministrit Arben Ahmetaj, Erjon Veliaj, Damian Gjknurit, fotografi me kallëpe floriri deri tek kontrolle në banesën e Franc Çopjas.

Në dosjen e dorëzuar gjykatës ku SPAK thotë se hyrja e paautorizuar u krye në formën e grupit të strukturuar kriminal./Syri.net

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.44

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

Asllani, askush në Serie A nuk e do: hapet pista arabe për Interi, Al Jazira kërkon shqiptarin

Kristjan Asllani, mesfushori shqiptar i cili ka pasur disa eksperienca huazimi, duket se nuk bën pjesë në planet e Interit. Ndërsa drejtuesit zikaltër kërkojnë një zgjidhje për të ardhmen e tij para mbylljes së merkatos, një mundësi e re është hapur në Lindjen e Mesme. Klubi i Al Jazira-s ka shfaqur interes serioz, megjithëse preferencat e palëve për transferimin ndryshojnë.

15:20

PAPARAZZI

Ndahet nga jeta Dolly Parton

Legjenda e muzikës country Dolly Parton ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur ...

22:09