Flash

Bardhi: Në shtëpinë e Gys Agasit u gjetën si roje, zyrtarë të organeve të sigurisë

Lapsi.al 15 January 2026
Bardhi: Në shtëpinë e Gys Agasit u gjetën si roje,

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka akuzuar qeverinë e Edi Ramës, si një qeverisje nga krimi i organizuar. I ftuar në emisionin "Çim Peka Live" në SYRI TV, Bardhi theksoi se policia e shtetit që do të duhet të luftojë krimin e organizuar, drejtohet në gjithë zinxhirin e vet drejtues, nga individë që janë çuar aty nga grupet më të rrezikshme kriminale.

Duke sjellë në vëmendje aksionin e prokurorisë në kontrollin e shtëpisë së Ergys Agasit, Bardhi u shpreh se ka gjetur roje të shtëpisë zyrtarë të organeve të sigurisë së vendit, punonjës të shërbimit informativ, punonjës të policisë së shtetit, punonjës të IKMT-së, të cilët ishin rojet zyrtare.

"Krimi i organizuar heq dhe ve ministra të kabinetit të Edi Ramës. Pra sot kemi kaluar në nivelin e qeverisjes nga krimi i organizuar. Nuk është sekret zoti Peka dhe është thënë edhe disa herë dhe në këtë studio, drejtori i përgjithshëm i policisë që është sot në detyrë, është emërtesë direkte e grupeve kriminale. Disa grupe që kontrollojnë territore të ndryshme brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, janë ulur në një tryezë siç jemi ulur ne sot dhe kanë ndarë kush do jetë drejtori, cili nga grupet kriminale do të marrë drejtorin e përgjithshëm, dhe e ka marrë grupi i Elbasanit.

Kush do marrë drejtorin e luftës kundër krimit të organizuar dhe e ka marrë grupi i Durrësit, meqënëse ky i dyti nuk kishte shpallur akoma në kërkim ndërsa grupi i Elbasanit ishte shpallur në kërkim edhe marrëveshja ishte që unë jam më në hall sesa ju, që kështu unë duhet të kem drejtorin e përgjithshëm, ju mbani drejtorin e krimit të organizuar. Dhe arkitekti apo personi që, noteri që ka certifikuar këtë marrëveshje dhe ja ka çuar Edi Ramës në zyrë, është Ergys Agasi dhe ky është një fakt i njohur botërisht.

Pra sot policia e shtetit që do të duhet të luftojë krimin e organizuar, drejtohet në gjithë zinxhirin e vet drejtues, nga individë që janë çuar aty nga grupet më të rrezikshme kriminale. Ti ke sot shërbimin informativ të shtetit që e ke tërësisht në dorë të Ergys Agasit. Dhe kjo është një e dhënë që dihet, nuk ka nevojë të presin të shqyrtojë videot prokuroria, se dhe në video i ka këtë që po them unë, por nuk ka nevojë të presin t'i shqyrtojë, sepse kjo është një lëndë që dihet që shërbimi informativ i shtetit ishte vënë në dispozicion të Ergys Agasit për...

Për të fuqizuar grupe të caktuara ë kriminale. Kur ka shkuar prokuroria për të bërë kontroll në shtëpinë e Ergys Agasit, ka gjetur roje të shtëpisë zyrtarë të organeve të sigurisë së vendit. Punonjës të shërbimit informativ, punonjës të policisë së shtetit, punonjës të IKMT-së, ishin rojet zyrtare të shtëpisë së Ergys Agasit. Pra, këto të dhëna tregojnë që ne kemi kaluar në këtë moment që flasim dhe ky është shqetësimi që ka, do të duhet të ketë çdo shqiptar, që kemi kaluar në qeverisjen..." tha Bardhi.

Të këshilluara

Analiza në REL/ Ku po shkon LDK-ja?

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit të vitit të kaluar sollën rezultatin e dytë më të keq për Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), partinë më ...

21:54

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.44

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

Asllani, askush në Serie A nuk e do: hapet pista arabe për Interi, Al Jazira kërkon shqiptarin

Kristjan Asllani, mesfushori shqiptar i cili ka pasur disa eksperienca huazimi, duket se nuk bën pjesë në planet e Interit. Ndërsa drejtuesit zikaltër kërkojnë një zgjidhje për të ardhmen e tij para mbylljes së merkatos, një mundësi e re është hapur në Lindjen e Mesme. Klubi i Al Jazira-s ka shfaqur interes serioz, megjithëse preferencat e palëve për transferimin ndryshojnë.

15:20

PAPARAZZI

Ndahet nga jeta Dolly Parton

Legjenda e muzikës country Dolly Parton ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur ...

22:09