Flash

VanHorn: Prioritetet e Trump në Shqipëri, lufta kundër drogës dhe krimit

Lapsi.al 16 January 2026
VanHorn: Prioritetet e Trump në Shqipëri, lufta kundër

E ngarkuara me punë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Nancy VanHorn, mbajti sot një fjalim në ceremoninë e përfundimit të trajnimit të udhëhequr nga FBI për hetuesit e SPAK dhe NBI, i zhvilluar në Akademinë e Sigurisë. Aktiviteti shënoi mbylljen e një cikli trajnimesh që synojnë forcimin e kapaciteteve hetimore për luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikimit të drogës.

Në fjalën e saj, VanHorn theksoi se bashkëpunimi ndërmjet organizatave kriminale transnacionale, përfshirë kartelet e drogës të Amerikës Latine, dhe grupeve kriminale në Shqipëri përbën një rrezik për sigurinë dhe stabilitetin, duke nënvizuar se këto çështje janë pjesë e prioriteteve të politikës së sigurisë së administratës amerikane. Ajo theksoi gjithashtu se institucione si SPAK, BKH dhe Akademia e Sigurisë po mbështeten dhe forcohen për të përballuar këto sfida, në kuadër të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara.

Në videomesazhin e publikuar nga Ambasada e SHBA-së në Tiranë, VanHorn deklaroi: “Siç tha Sekretari Rubio, organizatat kriminale dhe terroriste transnacionale, veçanërisht ato të përfshira në trafikimin e drogës, janë kërcënimi më i madh për sigurinë e SHBA-së në Hemisferën Perëndimore, ku këto grupe po destabilizojnë shtetet kombëtare dhe po çojnë në migrim masiv. Dhe ne do të ndjekim pa pushim prioritetet e Presidentit Trump në Shqipëri, duke forcuar institucionet që luftojnë krimin e organizuar dhe trafikimin e drogës, si SPAK, BKH dhe Akademia e Sigurisë.”

Trajnimi i udhëhequr nga FBI është pjesë e programeve të bashkëpunimit ndërinstitucional mes autoriteteve shqiptare dhe amerikane në fushën e sigurisë dhe hetimit penal, me fokus të veçantë në goditjen e rrjeteve kriminale të organizuara dhe trafikimit ndërkombëtar të narkotikëve.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI