Flash

I mori para klientit për të ndikuar te drejtësia, GJKKO burg për avokatin Besart Logu

Lapsi.al 16 January 2026
I mori para klientit për të ndikuar te drejtësia, GJKKO burg

GJKKO ka dhënë vendimin për avokatin Besart Logu, i akuzuar se i mori 8 mijë euro rryshfet klientit për të ndikuar te drejtësia. Gjykata e Posaçme e dënoi me 2 vite burg, por në aplikim të gjykimit të shkurtuar, iu ul në 1 vit e 4 muaj burg.

Megjithatë, avokati nuk do të bëjë asnjë ditë burg, pasi përfundimisht gjykata vendosi pezullimin e dënimit me burg, duke e vënë në shërbim prove për 2 vite e 8 muaj. Po ashtu, ai nuk do të mund të ushtrojë profesionin e avokatit për të paktën 9 muaj.

“Gjykata vendosi deklarimin fajtor të të pandehurit Besart Logu për veprën penale të “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, prashikuar nga neni 245/1 paragrafi 4 i K.Penal, dhe dënimin e tij me 2 vjet burgim. Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale, uljen e dënimit me 1/3 dhe dënimin e tij me 1 vit e 4 muaj burgim. Në aplikim të nenit 59 të K.Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim për të pandehurin Besart Logu duke e vënë në provë për një periudhë kohe prej 2 vjet e 8 muaj me kusht që të mos kryej vepër tjetër penale dhe të mbajë kontakte me shërbimin e provës. Në aplikim të nenit 39 të K.Penal, heqjen e së drejtës së ushtrimit të profesionit të avokatit për një periudhë prej 9 muajsh për të pandehurin Besart Logu.“, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Hetimet 

Sipas hetimeve të SPAK, avokati i ka marrë një klienti 8 mijë euro duke i premtuar në këmbim ndikimin tek prokurori dhe gjyqtari i çështjes për ta liruar nga burgu. Sipas organit të akuzës, “hetimet provuan se kjo shumë nuk ishte pagesë për shërbime avokatie, por një shumë e dhënë kundrejt premtimit se do t’u dorëzohej prokurorit, gjyqtarit dhe ekspertëve për lirimin nga burgu të klientit e tij, S. C.”

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI