Flash

Ministrja e jashtme e Groenlandës shpërthen në lot LIVE: Jemi nën presion

Lapsi.al 16 January 2026
Ministrja e jashtme e Groenlandës shpërthen në lot LIVE: Jemi

Ministrja e jashtme e Groenlandës shpërtheu në lot gjatë një interviste të drejtpërdrejtë, duke përshkruar presionin nën të cilin ndodhet pas deklaratave kërcënuese të Donald Trump në lidhje me vendosjen e sovranitetit amerikan mbi vendin e saj.

Duke folur në një emision televiziv, Vivian Motzfeldt dukej se po qante kur iu referua "presionit të madh" nën të cilin ka qenë për shkak të kërcënimeve të presidentit amerikan për të pushtuar territorin e Groenlandës.

“Po punojmë shumë, pavarësisht faktit se nuk jemi shumë”, - tha ajo në një intervistë me rrjetin kombëtar KNR pas bisedimeve. “Normalisht nuk do të doja t’i thoja këto fjalë, por do t’i them: “Jemi shumë të fortë. Po bëjmë më të mirën tonë. Por në ditët e fundit, sigurisht…” arriti të shtonte ajo përpara se t’i mbusheshin sytë me lot.

“Jam shumë e emocionuar. Jam e mbingarkuar. Ditët e fundit kanë qenë të vështira. Përgatitjet tona dhe presioni në rritje kanë qenë intensive”, - arriti të thoshte më në fund.

Ministrja e Jashtme theksoi se qeveria e Groenlandës mbetet e fortë dhe premtoi të punojë "në mënyrë që populli i Groenlandës në vendin tonë të ndihet i sigurt dhe të jetojë i sigurt", duke shtuar: "Ne po përdorim të gjithë forcën tonë për ta arritur këtë ndërsa vazhdojmë punën tonë".

Motzfeldt u takua me Ministrin e Jashtëm danez Lars Lokke Rasmussen, zv.Presidentin e SHBA-së J.D. Vance dhe Sekretarin e Shtetit Marco Rubio në Shtëpinë e Bardhë, në bisedime që përfunduan me një mosmarrëveshje mbi Groenlandën që i ka hapur oreksin Trumpit. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI