Flash

BIRN: Pronat e kreut spanjoll të një skeme piramidale sekuestrohen 2 herë në Shqipëri

Lapsi.al 16 January 2026
BIRN: Pronat e kreut spanjoll të një skeme piramidale sekuestrohen 2

Prokuroria e Tiranës njoftoi të premten se kishte sekuestruar disa shoqëri tregtare, mbi 23 hektarë tokë në Dhërmi si dhe automjete dhe llogari bankare në pronësinë e shtetasit spanjoll Alvaro Castillos – i akuzuar për ngritjen e një skeme ndërkombëtare mashtrimi me vlerë 30 milionë euro nga Spanja deri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas njoftimit, pronat e sekuestruara në Shqipëri dyshohet se janë produkt i veprës penale të pastrimit të parave.

Të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë megjithatë se masat e sekuestros së Prokurorisë së Tiranës nuk kanë ndonjë vlerë praktike, pasi të njëjtat prona ishin sekuestruar më parë nga Prokuroria e Posaçme.

Sipas dokumenteve në Qendrën Kombëtare të Biznesit, kompanitë në pronësi të Casillos dhe të afërmve të tij, Wingwort, Wortend dhe Wortnova sikurse dhe pronat e tjera janë vendosur nën administrimin e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, AAPSK, që prej 16 tetorit të vitit 2025.

I pyetur nga BIRN për këtë mbivendosje të sekuestrimeve, prokurori Ndini Tavani i Prokurorisë së Tiranës tha se masa e sekuestros ishte vendosur mbi bazën e një procedimi penal për veprën “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, të filluar pas një informacioni të përcjellë nga Policia e Shtetit.

Tavani sqaroi gjithashtu se ishte në dijeni të sekuestrimeve të kryera më parë nga SPAK, por këta të fundit nuk po hetonin sipas tij shtetasit spanjollë, por “i kishin kryer sekuestrimet mbi bazën e një letër-porosie të autoriteteve spanjolle”.

“Në kushtet kur hetimi ynë ka filluar kohë përpara se SPAK të kryente sekuestrimin si dhe për faktin që nuk ka një hetim paralel nga ata, kam vijuar hetimin dhe kam ndjekur procedurat përkatëse, duke konkluduar me kërkesën për sekuestrim,” tha prokurori Tavani, duke shtuar se po e kryente detyrën sipas kërkesave ligjore.

Sipas hetimeve të kryera nga Prokuroria e Tiranës, Alvaro Castillo, babai i tij, Domingo Iriarte dhe partnerja Mihaela Manole akuzohen se kanë krijuar një skemë mashtrimi përmes krijimit të kompanive në Spanjë, Portugali, Shqipëri, Shtetet e Bashkuara, Republikën Domenikane si dhe në Estoni. Sipas organit të akuzës, vlera e përfituar përmes kësaj skeme përllogaritet se arrin shumën 30 milionë euro.

Në vitin 2024, ata kanë regjistruar tre kompani në Shqipëri me objekt fushën e turizmit apo investimet në pasuri të patundshme, të cilat janë përfshirë në kontrata, transferta dhe shkëmbime tregtare me kompani të regjistruara në Bullgari, Sllovaki apo Malajzi.

Sipas prokurorisë, këto shoqëri kanë blerë pasuri të paluajtshme në Dhërmi me vlera dukshëm më të ulëta se sa vlera e tregut.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këto subjekte ushtrojnë të njëjtin aktivitet dhe kanë të njëjtën adresë, me administratorë shtetasit spanjollë. Po ashtu, rezultojnë me status “pezulluar”, ç’ka sipas organit të akuzës, rrit dyshimet për ekzistencën e një aktiviteti të përbashkët ekonomik të mundshëm dhe përdorim formal të subjekteve për qëllime të fshehjes apo transferimit të të ardhurave me origjinë të dyshimtë.

Domingo Iarte është nën hetim në Spanjë për mashtrim piramidal dhe pastrim parash. Hetimi lidhet kryesisht me aktivitetet e tij në kompaninë Madeira Invest Club dhe shoqëri financiare të tjera të tij. Megjithatë, në qendër të skemës dyshohet se qëndronte djali i tij, Alvaro Castillo, i arrestuar në Spanjë dhe i njohur në rrjetet e koduara si ‘Luis’ apo ‘Cryptospain’.

“Ai komunikonte me klientët në platformën Telegram, duke i bindur të investonin shuma që nisnin nga 1.5 milionë euro, pa pasur detyrimin të identifikoheshin. Kjo e bënte të pamundur gjurmimin e transaksioneve financiare”, citohet në njoftim dhe shtohet se ky rrjet kriminal kishte ngritur kompani fiktive në disa shtete për të fshehur qarkullimin e parave. /Reporter.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI