Flash

Rama s'i ndahet nismës për ta qethur Parlamentin në 100 deputetë

Lapsi.al 16 January 2026
Rama s'i ndahet nismës për ta qethur Parlamentin në 100

Kryeministri Edi Rama, gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste, i ka drejtuar akuza opozitës dhe Partisë Demokratike, duke theksuar se përpjekjet e qeverisë për integrimin në BE po pengohen nga kundërshtarët politikë.

“Puna jonë nuk pret. Do ishte qershi mbi tortë nëse të tjerët do të ishin të interesuar të bënin të njëjtën punë për integrimin në BE. Nuk janë të interesuar, përkundrazi angazhohen që me çdo mjet të përcjellin jashtë kufijve të Shqipërisë një imazh negativ, duke e paraqitur vendin si narkoshtet,” u shpreh Rama.

Ai shtoi se mazhoranca është e gatshme të bashkëpunojë, por se opozita nuk ka shfaqur dëshirë për dialog të sinqertë:

“Asnjëherë nuk mbyllim derën. Duan të japin alternativë, le të vijnë. Për të tjerat rrugët ndahen: ne përpara, ata mbrapa. Sa më mbrapa të mbeten, aq më e fortë do të vijë jehona e lehjes së tyre,” tha Rama, duke përdorur metaforën “lehje qeni” për të përshkruar veprimet e opozitës.

Kryeministri gjithashtu propozuar krijimin e një grupi nismëtar për ndryshime kushtetuese, duke theksuar se Parlamenti shqiptar mund të racionalizohet në numër:

“Kemi një parlament me 140 vetë dhe fare mirë mund ta kishim me 100 vetë. Publiku do ta mirëpriste këtë dhe do të racionalizonte forcat,” tha Rama.

Fjalimi i tij vjen ndërsa qeveria po përballet me kritika nga opozita dhe partnerët ndërkombëtarë mbi funksionimin e institucioneve dhe transparencën në vendimmarrje, duke shfaqur angazhimin e mazhorancës për reforma dhe modernizim të strukturave parlamentare.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI